Harduer

Shpalosen Sony Ericsson Zylo dhe Spiro

Apr 13 2010
0 Shpërndarje
Shpalosen Sony Ericsson Zylo dhe Spiro

Sony Ericsson Zylo është në celularë me dizajn rrëshqitës, prej së cilës pjesë edhe del tastiera. Ai ka një ekran 2.6 inç TFT LCD me një rezolucion prej 240 x 320 piksela. Në kuadër të këtij modeli gjithashtu është i përfshirë edhe një akselerometër.

Ai përkrahë një bashkësi formatesh muzikore që përfshijnë edhe HD FLAC, i cili është një kodeks i kualitetit të lartë që është dizajnuar për të sjellë zë të kualitetit më të lartë të mundshëm. Veçori tjera përfshijnë dual-band HSPA dhe quad-band GSM/GPRS/EDGE, Bluetooth dhe një Radio FM.

Në maje të Sony Ericsson Zylo është një kamerë 3.2 megapikselëshe, një port për kartela microSD që përkrahë microSD me kapacitet deri në 16 GB dhe një bashkësi e veçorive të rrjeteve sociale që përshinë integrimin me Facebook dhe Twitter.

Model i dytë i prezantuar është Sony Ericsson Spiro që është një rrëshqitës kompakt që veçohet me një ekran 2.2 inç QVGA TFT dhe me një kamerë 2 megapikselëshe, plus kësaj ka FM Radio të integruar dhe përkrahje për formatet Mp3 dhe AAC.

Ai arrin i pajisur gjithashtu me një port MicroSD që përkrahë kartela deri në 16GB, dhe ka një portë 3.5 mm për kufje, si dhe integrimin e një bashkësie të web faqeve sociale.

Që të dy modelet do të paraqiten në shitje gjatë çerekut të tretë të vitit 2010, ndërsa sa i përket çmimit ai mbetet i panjohur.

Lajmet e fundit>