Harduer

Shpalosen çmimet rreth Eee tabletëve të Asus

Aug 15 2010
0 Shpërndarje
Shpalosen çmimet rreth Eee tabletëve të Asus

Varianti më i lirë i tablet kompjuterit të Asus, Eee Pad EP101TC do të ofrohet në treg me një çmim prej 399 dollarë dhe do të paraqitet në mars të vitit të ardhshëm. Kurse varianti më i shtrenjtë është 12 inçëshi Eee Pad EP121 që arrin me një sistem operativ Windows 7 dhe një procesor të fuqishëm Intel Core 2 Duo ULV, dhe do të kushtojë rreth 1.000 dollarë.

Por gjërat nuk përfundojnë me kaq. Shefi ekzekutiv i Asus, Jerry Shen ka dhënë shenja se do të ketë edhe një tablet të tretë, i cili do të ketë një ekran 10 inç, sistem operativ Windows dhe procesor ARM. Ky i fundit do të paraqitet në treg para të tjerëve dhe do të kushtojë rreth 300 dollarë.

Specifikat tjera për të gjitha modelet përfshijnë audio dhe video aftësi, WiFi, bateri që zgjatë 10 orë pune, etj.

Lajmet e fundit>