Harduer

Shpaloset Dell Laitude XT2

Feb 11 2009
0 Shpërndarje
Shpaloset Dell Laitude XT2

Pamjet e 12.1 inçëshit (1.280 x 800 piksela) Latitude XT2, duket të kenë bërë hapat e parë drejt lansimit global. Nëse pyesni për zoom me lëvizjen e dy gishtërinjve atëherë ju duhet t’ju përgjigjem pozitivisht… po pra ai funksion është i përfshirë në Latitude XT2. Bateria mban për 11 orë dhe në shasinë 2.5 cm është vendosur memorie DDR3 (maksimumi 5GB). Sa i përket çmimit mund të deklarojmë se është vërtetë i lartë; saktësisht 2.399 dollarë. Specifikat për këtë sistem janë këto: një procesor 1.2GHz Core 2 Duo, 1GB memorie, një hard disk 80GB dhe një port të jashtëm medial apo një hard disk të dytë.

Specifikat zyrtare:

    * Procesor: deri në 1.4 GHz Intel Core 2 Duo ULV SU9400 me çipset Montevina
    * Grafikë: Intel integrated GMA 4500 MHD
    * Sistemi Operativ: Windows Vista Ultimate
    * Ekran LED me madhësi 12.1 inç, i ndjeshëm në prekje dhe me laps EM Digitizer
    * Deri në 5GB DDR3 1066 MHz (1x1GB, 1X4GB DIMM)
    * Deri në 120GB 5400 RPM SATA disk apo 128GB SSD
    * 802.11a/g/n WiFi dhe Gigabit Ethernet
    * SATA ODD
    * Pesha 1.72 kg
    * Portet: eSATA, 2x USB 2.0, firewire dhe ExpressCard 54

Lajmet e fundit>