Harduer

Shpaloset iPhone 4

Jun 7 2010
0 Shpërndarje
Shpaloset iPhone 4

Padyshim, që celulari i paraqitur nga Steve Jobs duket pothuajse njëjtë me parashikimet që i kemi pasur, por me një theksim të veçantë me specifikat e brendshme të cilat nuk i kemi pasur të njohura deri më tani.

Mbulesa e hekurt që pështjell celularin, ofron strukturën kryesore të tij megjithëse ka të njëjtën teknologji GSM/UMTS sikurse në modelin paraprak, duke dhënë kështu një arsye se pse nuk quhet iPhone 4G por vetëm iPhone 4.
Në pjesën e prapme të tij mund të shihni një kamerë 5 megapikselëshe me blic LED, 5x zoom digjital dhe aftësi për të incizuar video HD 720p/ 30 fps, ndërsa ekrani i madh me rezolucion 640 x 960 piksela është ai që ofron pamjen e shkëlqyer të gjërave që bëni me pajisjen në fjalë. Apple po e quan këtë ekran “Retina Display” , pasi që ai ka 326ppi, për të cilin Apple thotë se është përtej limitit të syrit të njeriut për dallime të kualitetit.

Ngjashëm me iPad, ekrani i ri ka një ratë kontrasti 800:1 dhe si i tillë ai ka një madhësi prej 3.5 inç. Nën mbulesë, iPhone 4 ka një procesor A4 që është i njëjti me atë që shihni në iPad. Pavarësisht motorit të ri (dhe shasisë 25% më të hollë), Apple ka arritur që të bëjë baterinë paksa më të madhe dhe tani celulari mund ët ofrojë 7 orë bisedë 3G, 6 orë shfletim 3G, 10 orë shfletim Wi-Fi, 10 orë video dhe 40 orë muzikë. Tani mos të harrojmë të cekim se ofron WiFi 802.11n.

Në frontin e softuerit, aplikacionet do të kenë një tekst të rezolucionit të lartë dhe butone si pjesë të iOS 4 (i njohur i iPhone OS 4.0) dhe paska punë nga zhvilluesit që të bëjnë të gjitha aplikacionet e tanishme të afta për të punuar me rezolucionin e ri të ekranit.

Zhvilluesit tani mund të qasen në gyroscope, që ofron “tre akse” për lëvizje në ndjeshmëri, pastaj në akselerometër dhe kompas si dhe në një API të re “Core Motion” që mundëson trajtimin e të gjithave pa problem. Përdouresit natyrisht nuk do të jenë të lënë anash dhe do të kenë mundësi të manovrojnë me video HD duke përdorur aplikacionin iMovie.

Celulari i ri do të ofrohet me ngjyrë të zezë ose të bardhë, kurse do të ketë një çmim prej 199 dollarë për modelin 16GB dhe 299 dollarë për modelin 32GB, natyrisht për një kontratë dy vjeçare me AT&T.

Sipas Apple, ashtu si çdo vit edhe kësaj radhe do të ketë zbritje për modelet paraprake. Apple iPhone 3GS do të pësojë një zbritje në 99$ me koftrat dy vjeçare ndërsa modeli 3G do të zhduket tërësisht nga oferta.

Para-porosit do të fillojnë brenda javës së ardhshme, ku celulari do të paraqitet në SHBA, Francë, Gjermani, Britani të Madhe dhe Japoni, ndërsa më pas do të pajisjen edhe 18 shtete të tjera.

Specifika teknike:

Procesor A4
Dy mikrofona
Detaje të komunikimit – quad band HSDPA/HSUPA 7.2/5.8 deri në 802.11n WIFI, GPS, 3G
Shpejtësi të komunikimit – Maksimumi 7.2 Mbps shkarkim dhe 5.8 Mbps ngarkim
Pranim – Mbulesa metalike shërben si antenë për BT, WiFi dhe GPS, si dhe gjysmë ndihmë për UMTS/GSM.
Bateria – shtatë orë bisedë në rrjete 3G, deri në 10 orë ueb shfletim me WiFi, gjashtë orë 3G, 10 orë video dhe deri në 40 orë për muzikë
Dy kamera – para dhe prapa – e pasmja ka 5 megapiksel, sensor, 5x zoom digjital, prekje për fokus dhe blic LED.
HD video në 720p
Video thirrje
Gyroskop me tre akse – për lëvzije më precize: Mos harroni që Gyroskopi dhe Akselerometri s bashku ofrojnë gjashtë akse të ndjeshmërisë
Sistemi operativ: iOS 4 

Lajmet e fundit>