Harduer

Shpaloset Motorola ES400

Jun 18 2010
0 Shpërndarje
Shpaloset Motorola ES400

Gjersa Motorola është shfrytëzuese e Google Android për celularët e saj të konsumatorëve të zakonshëm, kjo kompani ende do të vazhdojë partneritetin me Microsoft për pajisjet e saja që kanë si synim konsumatorët nga biznesi.

Motorola ka prezantuar një pajisje të quajtur ES400 e cila do të paraqitet në shitje në shtator të këtij viti dhe do të bazohet në softuerin Windows Mobile 6.5 të Microsoft.

Përveç softuerit, Motorola ES400 do të ketë ekran 3 inç VGA, procesor 600 MHz, 256 RAM dhe 1GB ROM memorie, WiFi 802.11 a/b/g, Bluetooth, GPS, kamerë 3 megapikselëshe, etj.

Microsoft, që ka qenë duke humbur pjesëmarrje në tregun e softuerit ndaj Android të Google për celularë të konsumatorëve, ka theksuar se po planifikon një version të avancuar të softuerit Windows Mobile 6.5 për biznese më vonë gjatë këtij viti.

Ai do të bartë emrin Windows Embedded Handheld.

Motorola planifikon t’i avancojë celularët ES400 në versionin e ardhshëm, ka bërë të ditur një zëdhënës i kompanisë pa theksuar një datë për këtë avancim.

Vitin e ardhshëm Microsoft do të lansojë Windows Embedded Handheld me bazë në Windows 7, ka bërë të ditur Steve Ballmer në një deklaratë përmes videos në eventin e Motorola.

Lajmet e fundit>