Softuer

Shpaloset Windows Phone Marketplace për Windows Phone 7 Series

Mar 15 2010
0 Shpërndarje
Shpaloset Windows Phone Marketplace për Windows Phone 7 Series

Gjatë ditës së sotme është mbajtur eventi MIX10 i Microsoft, dhe prezantimi që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e medieve ishte, shpalosja e një Windows Phone Marketplace të ripërpunuar në mënyrë të theksuar, që do të debutojë në Windows Phone 7 Series.

Ajo ofron përkrahje për blerje me kartela krediti, fatura të operatorit dhe përmbajtje të përkrahura me reklama, ku kjo e fundit është një temë e nxehtë tani për tani me blerjet e reklamave mobile nga Google dhe Apple. Dhe për të tentuar një skemë provo-para-se-të-blesh, jo të ngjashme me politikën e Android, tek Windows Phone 7 Series mund të zgjidhni çfarë lloj periudhe testuese dëshirohet që të ofrohet ndërsa tek Android Market nuk ka diçka të tillë.

Në të njëjtën mënyrë sikur shkëlqeu Windows Phone 7 Series ashtu edhe Tregu po shkëlqen dhe është integruar mjaft mirë me këtë sistem operativ.

Ju keni një “Panoramic view” ku mund të shfletoni kategori dhe tituj, të shikoni gjëra të vendosura në pika të veçanta dhe të merrni detaje me vlerësime, rishikime, screenshot dhe informata mbi çmimin.

Aplikacionet e blera mund të ngjiten në pamjen tuaj “Quick Launch”, duke ju kursyer disa prekje shtesë për gjërat tuaja më të preferuara dhe të përdorura më së shpeshti.

Lajmet e fundit>