Harduer

Shpaloset kontrollor i ri për Xbox 360

Sep 2 2010
0 Shpërndarje
Shpaloset kontrollor i ri për Xbox 360

Larry Hryb, drejtor programues për Xbox Live, shpalosi kontrollorin e ri gjatë kësaj jave në blogun e tij. Hryb, i njohur më shumë nga emri i tij për lojëra, Major Nelson, tregon në një video sesi do të punojë D-Pad i përshtatshëm.

Me një lëvizje, D-Pad shndërrohet nga një kontrolluesi i rrafshët  në një kontrollues të ngritur. Hryb tha se dizajni ishte si reagim ndaj asaj që shumë gejmerë nuk perceptonin ashtu si duhet D-padin e tanishëm. Inxhinierët janë paraqitur me një zgjidhje që është dizajnuar t’ju ofrojë mundësinë për ata që dëshirojnë një ndjenjë më të mirë, tha ai.

Butonat me ngjyra të kontrollorit janë gjithashtu në favor të ngjyrave të hirta për A,B, X dhe Y. Analogu konkav është përpunuar me një ngjyrë më të hirtë, ndërsa tërë kontrollori ka përfituar një përpunim metalik, që e bënë atë me një pamje tërësisht të re.

Ai në treg do të ofrohet gjatë vjeshtës, përkatësisht me 9 nëntor dhe me të për çmimin prej 64.99 dollarë do të ofrohet edhe një pako për mbushje të baterisë së kontrollorit.

Lajmet e fundit>