Siguri

Shpartallohet uebfaqja e zhvilluesve të Nokias

Aug 29 2011
0 Shpërndarje
Shpartallohet uebfaqja e zhvilluesve të Nokias

 

Nokia tani ka dërguar email tek të gjithë zhvilluesit që janë anëtarë të forumit duke i treguar atyre faktin që jo vetëm që uebfaqja është shpartalluar, por hakeri mori qasje tek hollësitë e kartave të kreditit dhe të dhënave të tjera të ndjeshme, por fatmirësisht, nuk u përfshin edhe fjalëkalimet.

Për më tepër, Nokia thotë, gati 7% e të dhënave të qasura përfshinin data të lindjes, URL të uebfaqeve dhe/ose fjalëkalimet për shërbimet si AIM, ICQ, MSN, Skype ose Yahoo.

Nokia tha që fillimisht besonte se vetëm një numër i vogël i informatave të anëtarëve të forumit ishin qasur, por hulumtimi i mëtutjeshëm ka identifikuar që numëri është mjaft i madh – Nokia nuk ka treguar sa regjistrime janë qasur.

Ndërmarrja gjithashtu thotë që e ka ndalur uebfaqen e komunitetit të zhvilluesve si një masë paraprake derisa një skuadër e Nokias do të kryejë hetime dhe vlerësime të mëtutjeshme në siguri./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>