Harduer

Më i shpejtë se Snapdragon 845, a është Huawei Kirin 980 procesori më i shpejtë në botë?

Aug 31 2018
0 Shpërndarje
Por ajo që ka rëndësi për konsumatorin është performanca. Huawei thotë se ajo do të jetë 75% më e lartë sesa gjenerata e kaluar ndërsa konsumi i energjisë është ulur me 58%. Më i shpejtë se Snapdragon 845, a është Huawei Kirin 980 procesori më i shpejtë në botë?

Përgjatë viteve kemi parë  një luftë për hegjemoni në industrinë e procesorëve mobil mes Apple dhe Qualcomm Snapdragon.

Sot Huawei beson se çipi i ri i prezantuar në IFA në Berlin Kirin 980 mund ti japë fund këtij dominimi.

Huawei zbuloi në Berlin në detaje procesorin që ka për të fuqizuar flagshipët e Huawei.

Ai është procesori i parë 7 nanometër dhe i pari me bërthamat e reja ARM Cortex A-76 dhe grafikat Mali-G76.

Gjithashtu është procesori i parë me memorien super të shpejtë LPDDR4X dhe modem LTE Cat.21 me shpejtësi 1.4 Gbps.

Por ajo që ka rëndësi për konsumatorin është performanca. Huawei thotë se ajo do të jetë 75% më e lartë sesa gjenerata e kaluar ndërsa konsumi i energjisë është ulur me 58%.

Sipas të dhënave të publikuara nga Huawei, Kirin 980 është më i shpejtë sesa Snapdragon 845.

Teknologjia e njohjes së imazheve mund të lexojë 4,500 foto për minutë. Modemi i çipit është përshtatur për skenare të shpejtësisë së lartë si në një metro ndërsa Wi-Fi duhet të jetë më i shpejti në botë falë çipi të prodhuar nga vetë Huawei.

Edhe GPS duhet të jetë më e saktë sepse përdor dopjo frekuencë për përcaktimin e pozicionit.

Çipi do të debutojë në flagshipin Mate 20. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>