Analiza

Shpejtësia e ngarkimit të uebfaqeve në shfletuesit mobile rritet këtë vit me 30%

May 11 2013
0 Shpërndarje
Shpejtësia e ngarkimit të uebfaqeve në shfletuesit mobile rritet këtë vit me 30%

GoogleSipas rezultateve të shërbimit Google Analytics ka përmirësime të ndjeshme përsa i përket hapjes së faqeve ueb në pajisjet mobile.

Më konkretisht mund të përmendim me vlera të sakta se krahasuar me një vit më parë uebfaqet ngarkohen 30% më shpejt në shfletuesit mobile, ndërsa në shfletuesit desktop ngarkohen 3.5% më shpejt.

google analikiks

Perfomanca në ueb zakonisht dëmtohet nga uebfaqet e ngarkuara, rrjetet e ngadalta dhe procesorët e limituar. Sa më ngadalë të përgjigjet një uebfaqe aq më pak priren njerëzit për ta përdorur atë dhe sigurisht që kjo gjë përbën një problem për kompani të tilla si Google që për të realizuar sa më shumë përfitime mbështeten në aktivitetin e tyre në ueb.

Shpejtësia e rrjeteve është përmirësuar vazhdimisht nga teknologjitë wireless apo broadband megjithatë sipas Steve Sounder, inxhinier performance në kompaninë Google, faktori kryesor për një performancë më të shpejtë në ueb është përmirësimi i shfletuesve.

Ka disa faktorë që ndikojnë në shpejtësinë e ngarkimit të uebfaqeve përfshirë këtu shpejtësinë e rrjetit, softuerin e web server, dizajnin e faqeve ueb si dhe shfletuesit. Google po përpiqet të ndikojë në përmirësimin e gjithë këtyre faktorëve pasi një performancë më e shpejtë do të thotë një aktivitet më i madh kërkimi nëpërmjet këtij motori dhe sigurisht përfitme më të mëdha për Google-in.

Me gjithatë në përgjithësi është vënë re ngarkim shumë më i shpejtë i faqeve ueb dhe meritat e këtij përmirësimi aktualisht i meritojnë prodhuesit e shfletuesve. (PCWorld Albanian)

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>