Analiza

Shpejtësitë e rrjeteve 4G po rriten falë implementimit më të gjerë të teknologjisë LTE-Advanced

Jan 10 2015
0 Shpërndarje
Shpejtësitë e rrjeteve 4G po rriten falë implementimit më të gjerë të teknologjisë LTE-Advanced

4GPërdoruesit në të gjithë botën janë duke pasur akses në internet broadband mobil më të shpejtë, ndërsa LTE-Advanced së bashku me smartfonët po fillojnë të përfitojnë avantazhet e kësaj teknologjie. Një vit më parë, teknologjia LTE-Advanced ishte e disponueshme vetëm në lindjen e largët dhe pikërisht Korenë e Jugut, por tashmë është e disponueshme në 31 shtete të tjera përfshi Australinë, Francën, Gjermaninë, Britaninë dhe SHBA-në ku kësaj liste po i bashkohen edhe të tjera vende sipas organizatës së kësaj Industrie, GSA. (Organizata e Furnizuesve Global Mobil).

LTE-Advanced është një koleksion i disa teknologjive të ndryshme, por ajo më e veçanta është kombinimi i rrjeteve të kompanive për të rritur transmetimin e të dhënave në një zonë të caktuar mbulimi. Kjo bën të mundur trajtimin e disa kanaleve radio në frekuenca të ndryshme sikur të ishte një e vetme duke rritur shpejtësinë e transmetimit. Shpejtësi deri në 300 Mbps janë të mundshme, megjithëse jo të gjitha pajisjet me teknologjinë LTE-Advanced mund të përballojnë diçka të tillë. Për shembull, një model iPhone 6 ose 6 Plus përdor një kombinim të rrjeteve i aftë të përshpejtojë deri në 150 Mbps, dhe jo të gjithë operatorët kanë spektrat e duhura të frekuencave për të ofruar këtë.

Gjithsesi, pavarësisht se në cilin version të LTE-Advanced gjendeni, teknologjia u ofron konsumatorëve shpejtësi disaherë më të larta se zakonisht. Shanset që ju të keni akses në rrjetet LTE-Advanced janë më të larta nëse jetoni pranë një qendre urbane me popullsi të lartë. Por teknologjia ke mbetur e pa implementuar gjerësisht për shkak të mungesës së harduerit që mbështet atë. Por kjo do të ndryshojë në 2015, kjo falë një varieteti më të lartë të modemëve nga Qualcomm dhe Intel.

Ndryshe nga vitin e shkuar, tashmë edhe smartfonët me kosto të ulët do të kenë akses në këtë teknologji. Qualcomm Snapdragon 210 do të sigurohet që kjo gjë të realizohet praktikisht. Deri tani, 107 operatorë në 54 shtete kanë investuar në rrjetet dhe teknologjinë e LTE-Advanced. Kjo përbën afro 30 % të gjithë operatorëve që aktualisht ofrojnë shërbimet 4G-së në bandat e LTE. (PCWorld Albanian)

Tags >

4G
Lajmet e fundit>