Ja se si

Shpejto kompjuterin duke ndalur programet që fillojnë automatikisht

Dec 18 2010
0 Shpërndarje
Shpejto kompjuterin duke ndalur programet që fillojnë automatikisht

Në 99 për qind të rasteve, nuk ka të bëjë asgjë me atë se çfarë ka shtuar Microsoft-i dhe këto gjëra mund të ndodhin për shkak të programeve të instaluara nga përdoruesi. Vetëm shitësit e softuerëve ndihmojnë në këto çështje. Në përkushtimin e tyre për të bërë prodhimet sa më cilësore dhe më të përdorshme, ata shpesh shtojnë një ose më shumë programe në listën e programeve që fillojnë automatikisht.

A dëshironi të shihni se çfarë fillon automatikisht kur ju ndizni kompjuterin tuaj? Përdorni veglën e Microsoft-it që është falas dhe që quhet Autorun-s. Nëse s’jeni mësuar me punët e brendshme të kompjuterëve që kanë Windows ose nëse s’e keni përdorur Autorun-s më parë, ju me siguri se do të kënaqeni. Mesatarja e kompjuterëve kanë më se 100 programe që fillojnë automatikisht dhe ndoshta 20 deri në 50 për qind e tyre nuk nevojiten që të fillojnë së bashku me kompjuterin.

Programet e panevojshme që mund të shkaktojnë ngadalësimin e shpejtësisë së kompjuterit

Është e pëlqyeshme që çdo përdorues të vlerësojë se cilat programe fillojnë automatikisht  në kompjuterët e tyre dhe së paku të largojnë ata programe që nuk i nevojiten më përdoruesit.. Filloni me Add/Remove Programs dhe fshini programet e panevojshme. Dhe pastaj përdorni ndonjë vegël softuerike që tregon se cilat programe lëshohen automatikisht kur kompjuteri ndizet ose kur përdoruesi kyçet. Programet që mund të ndihmojnë në këtë fushë përveç Autoruns janë edhe Silent Runners ose Trend Micro’s HijackThis. Të gjitha këto dhe programe të tjera janë shumë të mira, me përparësitë dhe mangësitë e veta.

Përdoruesit e rinj duhet që me kujdes të largojnë vetëm ato gjëra që vlerësohen si të dëmshme për sistem. Ju mund të çaktivizoni dhe të riaktivizoni programet (nëse paraqiten probleme) me shumë vegla, duke përfshirë Autorun-s.

Posedimi i shumë programeve që lëshohen automatikisht mund të ketë ndikime gjithashtu edhe në sistem. Së pari, adminët nuk janë të njohur me çdo program që lëshohet vetvetiu, që mund të paraqes një boshllëk në siguri. Vetëm programet e lejuara duhet të instalohen.

Së dyti, çdo program (duke përfshirë edhe programet vetëfilluesë) i instaluar në një kompjuter mund të ketë ndikim në shpejtësinë e kompjuterit; madje, këto programe mund mund të rrisin rrezikun për siguri. Ka disa kompjuterë të ndërmarrjeve të cilëve u nevojitet koha deri në 10 minuta për t’u ndezur. Mund të jetë e pranueshme nga një kontrollim i një antivirusi periudha kohore prej disa orëve për tërë kompjuterin, po me siguri që nuk është e nevojshme të marrë aq shumë kohë kur punohet në të. Ju nuk duhet që të ndalni projektin vetëm për ta mbrojtur kompjuterin.

Në përfundim, ndërmarrjet duhet të përpiqen që të sigurojnë që çdo rritje e numrit të programeve të instaluara nuk duhet të shkaktojnë vonesë në ndezje ose ngadalësim në punë. Ndërmarrjet duhet të mundohen që të bëjnë më të mirën që kërkohet për të kërkuar leje për çdo program të ri të instaluar.

Krijimi i rregullave të ndërmarrjeve për një shpejtësi të pranueshme

Në fillim, një komision duhet të përcaktojë kohën e pranueshme për ndezje dhe veprimeve operative. 5 dhe 10 minuta mund të jenë të papranueshëm. Duhet të jetë 1 deri në 2 minuta (ose më pak) në shumicën e sistemeve, derisa skuadra e IT-së të mos ketë vendosur për rritjen e kohës për ndezje. Shpejtësia e përcaktuar duhet të jetë e lejuar nga IT, shërbimi informative dhe menaxhmenti.

Çdo program i cili mbahet ende nën shqyrtim nëse do të fitojë leje apo jo, duhet të jetë i rishikuar për ndikimet në shpejtësi dhe nga këto pastaj të fitojë përparësi ose të pësojë rënie në vlerësim. Komisioni duhet gjithashtu të bëjë mbikëqyrjen e asaj se çfarë lloje të programeve janë të instaluar. Çdo njëri i përfshirë në proces, duke përfshirë udhëheqësit, ndihmësit dhe të tjerët, duhet të jenë në dijeni se çfarë është e pajtueshme dhe çfarë s’është.

Së fundi, nëse një program gjendet se është duke shkaktuar zvogëlimin e shpejtësisë, ai nuk duhet të instalohet sërish. Nëse ndikon në shpejtësi, zotëruesi i programit dhe/ose shitësi duhet të mundohen të përmirësojnë problemet e shkaktuara në shpejtësi. Ju mbase do të befasoheni se sa ndihmë do të merrni posa t’i tregoni shitësit se jeni duke hequr dorë nga ai program për shkak të çështjeve që kanë të bëjnë me shpejtësi.
Vetëm duke krijuar rregulla një ndërmarrje mund të ndalojë zvogëlimin e shpejtësisë së kompjuterit. /pcwordlabanian

Lajmet e fundit>