Lajmet

Shpejtoni Android-in duke ndalur animacionet

Jun 1 2014
0 Shpërndarje
Shpejtoni Android-in duke ndalur animacionet

imreoq5eqsc6ryfddkswAnimacionet duken mirë kur jeni duke e përdorur telefonin ose tabletin tuaj, por ato mund të shkaktojnë ngadalësime dhe zgjatje të proceseve tek pajisjet që nuk kanë pjesë edhe aq të fuqishme për funksionim. Ndalja e tyre mund ta përmirësojë funksionimin e pajisjes tuaj me Android.

Kjo mënyrë ka qenë e njohur prej kohësh, kështu që ndoshta edhe mund ta dini. Por nëse jeni të ri në Android ose sapo keni kaluar në një telefon të ri dhe keni harruar për të, ja se si mund ta bëni:

1. Sigurohuni që keni mundësuar shikimin e opsioneve për zhvillues. 2. Shkoni tek opsionet Settings>Developer dhe shkoni tek Window animation scale, Transition animation scale dhe Animator duration scale. 3. Shtypni në secilin nga opsionet e animacioneve dhe ndalni ato.

Mbani në mend që ta mbani të lëshuar shikimin e opsioneve për zhvillues për të ndalur animacionet. Ndalja e opsioneve për zhvillues do të rikthejë në gjendjen e nënkuptuar animacionet.

Njoftim: Disa njerëz kanë raportuar që kjo gjë mund të shkaktojë probleme në aplikacione të caktuara, kështu që nëse përjetoni një gjë të tillë, mundohuni që ta zvogëloni vonesën për 0.5x në vend se të ndalni tërësisht animacionet. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>