Lajmet

Shpend Kurtishaj nga Kosova, hulumtues i sigurisë i eBay

Jun 12 2013
0 Shpërndarje
Shpend Kurtishaj nga Kosova, hulumtues i sigurisë i eBay

eBayFaqja për realizimin e blerjeve nëpërmjet internetit, eBay, ka një skuadër të profesionistëve të cilët punojnë që të mbajnë në nivelin e dëshiruar sigurinë në këtë faqe. Pjesë e kësaj skuadre para pak kohësh është bërë edhe një shqiptar nga Kosova.

Bëhet fjalë për Shpend Kurtishaj, i cili lajmin për këtë angazhim të tij profesional e ka bërë të ditur në një cicërimë nga llogaria e tij në rrjetin shoqëror Twitter.

Siç duket, Kurtishaj ka arritur që të gjejë dobësi në këtë faqe dhe si rezultat është pranuar në mesin e ekipit mirëmbajtës të kësaj faqeje, në rolin e hulumtuesit të sigurisë.

Faqja eBay shfaqet si e hapur për të pranuar kontributin e kujtdo qoftë për të përmirësuar, rregulluar apo arnuar çfarëdo problemi në siguri që paraqitet, probleme këto që mund të paraqesin rrezik për konsumatorët. Ata që gjejnë ndonjë dobësi, mund të lexojnë më tepër këtu për të ditur në lidhje me mënyrën e raportimit të tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>