Lajmet

Shpenzimet në sigurinë kibernetik do të rriten me 7% në 86.4 miliard dollar në 2017-ën

Aug 16 2017
0 Shpërndarje
Brenda infrastrukturës së mbrojtjes, firma thotë se pret një rritje të tregut të testimeve të produkteve të sigurisë. Shpenzimet në sigurinë kibernetik do të rriten me 7% në 86.4 miliard dollar në 2017-ën

Firma analitike Gartner parashikon se shpenzimet në produkte sigurie në IT do të rriten me 7% nga viti në vit për të arritur një total prej 86.4 miliard dollarësh në fund të këtij viti.

Brenda infrastrukturës së mbrojtjes, firma thotë se pret një rritje të tregut të testimeve të produkteve të sigurisë.

Sipas Gartner faktorët që do të ndikojnë në rritjen e shpenzimeve në këtë drejtim janë thyerjet e vazhdueshme të sigurisë dhe kërkesa në rritje për testimin e sigurisë së aplikacioneve.

Një tjetër faktor po kaq i rëndësishëm është rregullorja e re Evropiane e Mbrojtjes së të Dhënave e cila do të hyjë në fuqi në Maj të 2018-ës.

Pritet që kjo rregullore të rrisë me 65% shpenzimet për mbrojtjen e të dhënave nga humbja. Padyshim do të ketë një impakt global sepse kompanitë shumëkombëshe do të jenë të detyruara ti nënshtrohen ligjit të ri.

Së fundi Gartner parashikon rritje të shërbimeve të kombinuara të sigurisë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>