Biznes

Shpenzimet Publike, Investimet e Huaja dhe rritja ekonomike stimulojnë tregun e IT-së në Shqipëri për 2007-n, sipas IDC-së

Jan 7 2009
0 Shpërndarje
Shpenzimet Publike, Investimet e Huaja dhe rritja ekonomike stimulojnë tregun e IT-së në Shqipëri për 2007-n, sipas IDC-së

Sipas një studimi të fundit të IDC-së, tregu shqiptar i IT-së arriti në 2007-n në vlerën e 89.34 milionë dollarëve, që përfaqëson një rritje prej 28.3% në krahasim me një vit më parë. Në monedhën lokale (Lek), tregu u rrit me 16.3% në krahasim me një vit më parë.

Tregu Shqiptar i IT-së vazhdoi të rritet në mënyrë të qëndrueshme në vitin 2007, i fuqizuar nga shpenzimet në sektorin qeveritar, financiar dhe telekomunikacionit, duke bërë që të ketë rënie të çmimeve të pajisjeve dhe zhvillimeve ekonomike të favorshme. Sipas një studimi të fundit të IDC-së, tregu shqiptar i IT-së arriti në 2007-n në vlerën e 89.34 milionë dollarëve, që përfaqëson një rritje prej 28.3% në krahasim me një vit më parë. Në monedhën lokale (Lek), tregu u rrit me 16.3% në krahasim me një vit më parë.

Shpenzimet e IT-së në Shqipëri priten të rriten në mënyrë dinamike në një periudhë afatmesme, megjithëse nga një nivel i ulët, të drejtuara nga një ekonomi në rritje, reforma strukturore, privatizime dhe investime të huaja direkte”,- thotë Lindita Shomo, Drejtore e ISCS-së, agjent i kërkimeve për IDC Adriatics në Shqipëri. “Për më shumë, presionet kompetitive të shoqëruara me procesin e globalizimit do çojnë në një rritje të shpenzimeve në IT në vitet në vijim.
” Tregu i IT-së në Shqipëri është thellësisht i orientuar nga pjesa “Hardware”, për arsye të nivelit relativisht të ulët të zhvillimit. Të ardhurat e kombinuara nga tregu i PC-ve, serverëve, pajisjeve të ruajtjes së informacionit dhe printerëve, arritën në 80% të tregut të IT-së në 2007-n. Megjithatë, shërbimet e IT-së përbëjnë segmentin e tregut të IT-së që u zgjerua më shpejt në vitin 2007, duke kapur një shifër rritjeje vjetore prej 49.3%. IDC-ja parashikon që tregu shqiptar i IT-së të zgjerohet me një rritje mesatare vjetore prej 16.7% në 5 vjetët e ardhshëm, për të arritur në 193.4 milionë dollarë në vitin 2012.
Raporti “IDC’s Albania IT Market 2008-2012 Forecast and 2007 Vendor Shares (IDC #ESQ2Q)” prezanton tregun shqiptar të teknologjisë së informacionit dhe parashikon shpenzimet totale të IT-së sipas teknologjive deri në vitin 2012. Studimi përmban informacion mbi madhësinë e tregut, pozicionin e shitësve në treg dhe parashikimet e rritjes për hardware, paketat software dhe shërbimet në IT. Ai analizon tendencat e tregut dhe jep mendime të vlefshme për drejtimet kryesore të segmenteve individuale të këtij tregu.
Për më shumë informacion mbi kërkimet e IDC Adriatics, ju lutem kontaktoni Boris Zitnik ([email protected], +385 1 304 0056) ose Ana Papez ([email protected], +385 1 3040050).

Rreth IDC-së
IDC-ja është ofruesi më i madh botëror i inteligjencës së tregut, shërbimeve të konsulencës dhe eventeve për teknologjinë e informacionit, telekomunikacioneve dhe tregjeve të teknologjisë së konsumatorit. IDC-ja ndihmon profesionistët e IT-së, drejtues të biznesit, dhe kompanitë e investimeve që të marrin vendime të bazuara në fakte mbi blerjet në teknologji dhe strategjitë e biznesit. Më shumë se 1000 analistë të IDC-së ofrojnë ekspertizë globale, rajonale dhe lokale mbi mundësitë e teknologjisë dhe industrisë si dhe tendencat e tregut në mbi 100 shtete. Për më shume se 44 vjet, IDC-ja ka ofruar kërkime strategjike për të ndihmuar klientët tanë, për të arritur objektivat e tyre kryesore të biznesit.

IDC CEMA

Për të mbuluar Europën Qendrore dhe Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, IDC-ja punëson mbi 140 analistë në një rrjet të koordinuar zyrash në 20 shtete, me qendra rajonale kërkimesh në Pragë, Moskë, Dubai dhe Stamboll. Si klientë të saj mund të përmenden një sërë kompanish ICT hardware, software dhe shërbimesh, qeveri të ndryshme dhe anëtarë të komunitetit financiar.

IDC CEMA
Për të mbuluar Europën Qendrore dhe Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, IDC-ja punëson mbi 140 analistë në një rrjet të koordinuar zyrash në 20 shtete, me qendra rajonale kërkimesh në Pragë, Moskë, Dubai dhe Stamboll. Si klientë të saj mund të përmenden një sërë kompanish ICT hardware, software dhe shërbimesh, qeveri të ndryshme dhe anëtarë të komunitetit fi nanciar.

-IDC-ja është një degë e IDG-së, kompania lidere në botë në fushën mediatike, kërkimeve dhe eventeve mbi teknologjinë. Më shumë informacion për IDC-në mund të lexoni në faqet e internetit www.idc.com, www.idc-cema.com dhe www.idc-adriatics.com

Lajmet e fundit>