Lajmet

Shpërndani me lehtësi skedarët e enkriptuar me Minilock

Aug 11 2014
0 Shpërndarje
Shpërndani me lehtësi skedarët e enkriptuar me Minilock

vu02pi2i7l1pokt3apwgChrome: Ka shumë mënyra se si mund të shpërndani skedarët në internet dhe jo secila prej tyre është e sigurt. Ndonëse ekziston bartja e skedarëve të enkriptuar, Minilock ofron njërën nga mënyrat më të lehta më për ta bërë këtë gjë.

Shërbimi ju kërkon që ta shkruani një adresë e-maili të përdorur për të marrë një ID unike prej 44 karakteresh. Juve ju kërkohet edhe të gjeneroni një frazë e fshehtë e gjatë, e cila është një metodë e pazakonshme, por më e sigurt se sa një fjalëkalim. Skedarët më pas vendosen në një kohë dhe mund të shpërndahen me ID-të e tjera Minilock.

Ky sistem në fakt e kthen ID-në tuaj Minilock në çelësin tuaj publik dhe frazën tuaj të fshehtë në çelësin tuaj privat. Aplikacioni është mjaft i thjeshtë për t’u përdorur sa çdo kush mund ta përdor atë. E vetmja gjë për të cilën keni nevojë nga pala tjetër që t’iu dërgoni atyre skedarët është ID-ja e tyre Minilock.

Minilock (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>