Analiza

Shpërndani punën tuaj studentore në Student Show

Jan 2 2012
0 Shpërndarje
Shpërndani punën tuaj studentore në Student Show

Për studentët, shpërndarja e punës së tyre në një rrjet si Student ShowBehance është mjaft e çmueshme sepse ajo galeri ofron mundësi shtesë për t’u kritikuar. Ky lloj i rrjetit gjithashtu e mban tërë historinë të lidhur me të rinjtë dhe duhet t‘iu ndihmojë studentëve në gjetjen e punëve të mira në kohën kur ata diplomojnë.

Mundësi të shquara janë mundësia për të shfletuar në bazë të niveleve për studentë dhe të diplomuar, fushës të interesit dhe shkollës. Për dallim nga Dribble dhe Forrst, kjo galeri nuk ka aq shumë vende për studentë për të shpërndarë punën në një mënyrë aq të thjeshtë dhe të shkëlyqeshme. Për më shumë nga Behance:

Rrjeti Behance çdo muaj merr miliona vizitorë dhe Student Show është vetëm një program që është posaçërisht për studentët. Ngarkoni dhe reklamojeni punën tuaj, merrni reagime nga një komunitet i kolegëve, zbulohuni, dhe madje edhe punësohuni.

Si anëtar, puna juaj mund të jetë e veçuar, “e vlerësuar”, “e përcjellur nga shokët kreativë dhe i vërejtur nga rekrutuesit. Ju do të merrni përditësime për gara për studentë dhe zbritje të posaçme nga disa nga brendet më kreative të botës.

Pse të prisni derisa të diplomoni për ta çuar punën tuaj atje? Filloni tani.

Thirrja e Behance për veprim është pikërisht ajo se çfarë iu nevojitet studentëve për të dëgjuar. Kjo platformë mund të jetë vendi mbase më i mirë t’u paraqitur para botës, nëpërmjet një rruge pedante për të shpërndarë punën me klientë dhe shfletimi i punës frymëzuese./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>