Harduer

Shpërthen një iPad Air në një dyqan australian

Nov 10 2013
0 Shpërndarje
Shpërthen një iPad Air në një dyqan australian

air1Një tablet iPad Air ka shpërthyer në një dyqan telefonësh në Australi. Si rezultat i kësaj, është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve dhe u bë evakuimi i gjithë banorëve përreth, sipas Mail Online.

Incidenti ndodhi në një dyqan Vodafone në Kambera. Një prej zëdhënësve të kompanisë u shpreh se në momentin që iPad-i po karikohej, u shfaq papritur flakë pranë portës hyrëse të tabletit. Kjo tregon se iPad-i “ishte nxehur tejmase”.

Nga situata nuk pati të lënduar. Një prej zëdhënësve të Apple thuhet se vizitoi dyqanin për të marrë iPad-in e djegur me qëllim që të bëjnë një analizë të plotë se përse ka ndodhur kjo gjë. Zyrtarisht, kompania nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me incidentin.

Vlen të përmendet fakti se kjo nuk është hera e parë që një pajisje iOS shpërthen. Gjithsesi, në raste të tjera ka ndodhur edhe që iPhone thjesht ka marrë flakë. Çuditërisht, këto raste kanë ndodhur edhe me iPhone 4, po në Australi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>