Lajmet

Shpërthimet në Boston paraqesin dy anë të mediave shoqërore

Apr 16 2013
0 Shpërndarje
Shpërthimet në Boston paraqesin dy anë të mediave shoqërore

Shpërthimet që ndodhën në Boston kanë pasqyruar rrjetin Twitter si një mjet të rëndësishëm për të ndihmuar komunikimin mes autoriteteve publike si policia e Bostonit dhe organizatorët e maratonës.

Por informacionet në rrjetet shoqërore mund të jenë edhe të dyshimta apo plotësisht të pasakta, tha Greg Sterling, që është analist i lartë në Opus Research.

“Ndodhemi përballë dy mënyrave,” tha Sterling. “Ai iu mundëson që të merrni informacionin më shpejt, por ai gjithashtu mund të nxisë histerinë.”

Dy bomba shpërthyen brenda 100 metrave afër njëra-tjetrës pranë vijës së përfundimit të maratonës.

Policia deklaroi paraprakisht që dy njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Ende nuk ka të dyshuar dhe presidenti amerikan Obama ka thënë që nuk është ende e njohur nëse terroristët ishin të përfshirë.

Llogaria në Twitter e Departamentit të Policisë së Bostonit paraqiti një anë pozitive të rrjeteve shoqërore.

Ajo përditësohej minutë për minutë pas shpërthimeve, shpesh me udhëzime se si të bëhet shmangia nga vende të caktuara, ose informacione rreth asaj se ku mund të vendosen zyrtarët policorë.

Por nga ana tjetër kishte dhe informacion të gabuar. Një raport kishte qarkulluar në shpejtësi në Twitter që policia kishte ndërprerë shërbimin e telefonisë mobile në Boston për të parandaluar shpërthimet e mëtejshme, ndonëse sipas operatorëve të rrjetit, doli të ishte gjë e pasaktë.

Disa kishin qëllime të këqija. Një llogari @_BostonMarathon premtonte që do të dhuronte 1 dollar amerikan për viktimat e shpërthimit për çdo cicërimë të veten që ishte ricicëruar. Përdoruesit në shpejtësi e kuptuan që ishte një lajm i rremë, duke e marrë vesh që llogaria e vërtetë në Twitter për Maratonën në Boston ishte @BostonMarathon.

Ai lloj i vetë-korigjimit do të mund të ishte njëra nga anët më të fuqishme të mediave shoqërore, tha Karsten Weide, që është analist në IDC.

Mund të ketë shumë përmbajtje të rremë ose keq udhëzuese, por natyra e shërbimit nënkupton që çdokush, pa marrë parasysh kredencialet e tyre, mund të bëjë kontrollim të fakteve. (PCWorld Albanian)

boston

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>