Siguri

Shpërthimi në Oslo, nxit mashtrime të reja në Facebook

Jul 23 2011
0 Shpërndarje
Shpërthimi në Oslo, nxit mashtrime të reja në Facebook

Websense, një ofrues i softuerëve për siguri ka bërë të ditur në një blog post se mashtrimi më i fundit i paraqitur në Facebook duket se po infekton përdorues një pas një sekonde. 

Mashtrimi i quajtur “clickjacking” shton postime false në murin e përdoruesit ku shfaqen lajmet, duke i inkurajuar ata të klikojnë linqet e infektuara të cilat kinse do t’ju ofrojnë atyre lajmet më të fundit rreth asaj se çka ka ndodhur në Oslo. 

Rrjetet sociale sipas natyrës së tyre janë të jashtëzakonshme kur i përket shpërndarjes dhe në rastet si Facebook, kur ndodh shpërndarja e mashtrimeve ajo është e përmasave të jashtëzakonshme. AVG raportoi se vjeshtën e vitit të kaluar, pothuajse 20,000 faqe të dëmshme kanë qenë të pranishme në Facebook, dhe një pjesë e tyre ishin edhe në YouTube. 

Websense shton se videot janë në veçanti efektive për mashtruesit, por edhe ofrimi i lajmeve më të fundit brenda rezultateve të kërkimit mund të jetë i pasigurt. Kërkimet për lajmet më të fundit paraqesin një rrezik edhe më të madh sesa kërkimi për pornografike apo përmbajtje tjera. 

PCWorld Albanian rekomandon se në rastet kur ka lajme të këtilla të përmasave botërore të mos klikoni çfarëdo linku dhe të keni kujdes sidomos brenda rrjeteve sociale, por megjithatë zgjidhjet nuk mungojnë dhe shfrytëzimi i burimeve të besueshme për lajme është njëra prej tyre.

Lajmet e fundit>