Blog

Shpëton Paint, Microsoft e zhvendos në Windows Store

Jul 25 2017
0 Shpërndarje
Paint filloi si një aplikacion në Windows 1.0 në 1985, një version i licencuar i ZSoft PaintBrush. Shpëton Paint, Microsoft e zhvendos në Windows Store Photo Source: CNN

Qetsohuni të gjithë sepse Microsoft Paint nuk ka për të ikur gjëkundi. Edhe pse kompania sinjalizoi të Hënën braktisjen e aplikacionit 32 vjeçar, menaxherja e Eksperiencës së Windows-it Megan Saunders tha se Microsoft do e bëjë aplikacionin Paint të shkarkueshëm nga Windows Store.

“MS Paint është këtu për të qëndruar, dhe së shpejti do të ketë një shtëpi të re në Windows Store ku do të jetë falas për tu shkarkuar,” shprehej Saunders.

Ajo pranoi nostalgjinë që aplikacioni kishte ngjallur dhe afirmoi qëndrimin se Paint do të jetojë. “Nëse kemi mësuar diçka në 32 vite, është se Paint ka goxha fansa dhe adhurues,” vijoi ajo.

Me Përditësimin e Vjeshtës së Krijuesve, Microsoft e kishte vendosur aplikacionin Paint në listën e të “dënuarve.” Kjo do të thoshte se gjigandi i sistemit operativ do të ndalonte zhvillimin e mëtejeshëm dhe mund të hiqet tërësisht në versionet e ardhshme.

Edhe pse Saunders tha se Paint do të zhvendoset në Windows Store, ajo nuk tregoi nëse do të zhvillohet më tej. Paint filloi si një aplikacion në Windows 1.0 në 1985, një version i licencuar i ZSoft PaintBrush.

Në të ardhmen Microsoft do të përditësonte Paint me mbështetjen për formatet JPEG, TIFF dhe formate të tjera. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>