Lajmet

Shpi.al iu ndihmon të gjeni shtëpinë tuaj të ëndërruar

Jul 25 2013
0 Shpërndarje
Shpi.al iu ndihmon të gjeni shtëpinë tuaj të ëndërruar

Sot jetojmë në një botë ku gjithçka është e përfshirë nga interneti: lajmet i lexojmë në internet, kafen e pimë në barin që ka wireless për të parë se çfarë ndodh në rrjetet sociale, pushimet i prenotojmë online, punën e gjejmë me anë të internetit dhe tashmë kemi mundësinë që edhe shtëpinë e ëndrrave tona ta gjejmë në internet. Bëhet fjalë pikërisht për gjetjen e shtëpisë së ëndrrave përmes internetit e për këtë nuk ka nevojë t’i referohemi ndonjë firme të njohur imobiliare në tregun botëror pasi atë e kemi këtu mes nesh dhe mban etiketën “Made in Albania”.

Kanë vendosur t’ia venë emrin SHPI.AL dhe kur i pyet se përse pikërisht SHPI.AL ata janë të gjithë të gatshëm të të japin një përgjigje. Tomi Kallanxhi, i cili është lideri dhe një ndër dy bashkëthemeluesit e SHPI.AL sqaron mbi termin e vendosur. “SHPI.AL sepse është e thjeshtë, popullore, unike dhe në të njëjtën kohë sepse është pjesë e zhargonit tonë të përditshëm”. Kurse Adil Maze, për të treguar që është edhe marketerja e SHPI.AL, shton se “SHPI.AL është një emër i lehtë për t’u memorizuar, pikërisht një ndër cilësitë që duhet të ketë një emër marke.”

Nëse keni menduar edhe ju të keni një shtëpi të re, apo ideve tuaja për biznes u duhet një hapësirë për t’u konkretizuar, nëse dëshironi një tokë për të ndërtuar vetë shtëpinë tuaj, SHPI.AL mund të jetë ajo ju duhet. Me SHPI.AL mund të gjeni shtëpinë e duhur, në lagjen e duhur, me çmimin që ju përshtatet më shumë, hapësirën perfekte në lagjen ku ndodhen të gjithë klientët tuaj aktualë dhe potencialë, por jo vetëm kaq. Në SHPI.AL do të keni arkitektin tuaj personal, juristin dhe bankierin tuaj, të cilët do t’ju ndihmojnë sa herë të jeni në dyshime.

Elona Bakiu, arkitektja e SHPI.AL, ju ndihmon në arredimin e shtëpisë suaj apo hapësirës suaj të punës, duke lënë mënjanë stresin që ju shkaktojnë detajet e vogla si për shembull “Çfarë ngjyre t’i marr perdet, si t’i lyej muret?” etj. Albert Kerraj, juristi i SHPI.AL do t’ju ndihmojë në aspektin ligjor të hapjes së një aktiviteti të ri. Me të mund të konsultoheni për dokumentet dhe burokracitë e tjera të nevojshme në raste të tilla.

Megjithatë, SHPI.AL është më tepër se vetëm kaq. SHPI.AL është edhe elektricisti, hidrauliku, mjeshtri i pllakave, marangozi apo edhe baçevani juaj. Në këtë portal inovativ mund të gjeni pothuajse gjithçka që dëshironi. SHPI.AL ju kursen atë që është më e rëndësishmja, kohën, duke marrë përsipër të gjitha burokracitë e duke ju lënë ju vetëm pjesën më të bukur të të blerit të një prone. SHPI.AL disponon edhe Geoposition, pra mundësinë që duke përcaktuar një rreze të caktuar të cilën e vendosni ju vetë, të shfaqen automatikisht të gjitha shtëpitë, dyqanet apo tokat që i përshtaten kërkesave tuaja. (PCWorld Albanian)

shpia.al

Lajmet e fundit>