Lajmet

Shpiket lazeri që mund të përmirësojë shpejtësinë e internetit tuaj

Oct 2 2014
0 Shpërndarje
Shpiket lazeri që mund të përmirësojë shpejtësinë e internetit tuaj

laser-InternetShkencëtarët në Gjermani dhe Britania kanë krijuar atë i cili tashmë do të quhet lazeri më i shpejtë në botë. Ky lazer mund të jetë shumë i dobishëm, për shkak se mund të përdoret për ta bërë internetin shumë herë më të shpejtë se ai që përdorim sot.

Lazeri mund të fiket dhe të ndizet në kohë rekord. Akoma nuk është e sigurtë se për çfarë do të përdoret kryesisht ky lazer, por kërkuesit shpjegojnë se lazeri mund të sjellë përmirësime të mëdha në teknologjinë e komunikacionit dhe shpejtësisë së lidhjeve në rrjet.

Faqja në internet Mashable arriti që të komunikonte me një nga shkencëtarët, i cili konfirmoi se lazeri mund të përdoret për përmirësimin e rrjetit. “Në qoftë se një lazer mund të ndizet dhe të fiket shumë shpejt, atëherë sasia e informacionet e transportuar në njësinë e kohës është më e madhe”- shpjegoi Carsten Ronnin, shkencëtari gjerman nga Universiteti Friedrich Schiller në Gjermani. Ky universitet për këtë shpikje lidhi partneritet me kolegjin Imperial të Londrës.

Ajo çka e ndryshon këtë lazer nga lazerat e tjerë është vendosja e nanotelave me material oksid zinku në argjend në vend të xhamit, i cili përdorej tradicionalisht për prodhimin e lazerave. Ky lazer operon normalisht në temperaturën e një dhome. Shkencëtari Ronning deklaroi se shpejtësia në këto kushte mund të jetë maksimumi që mund të udhëtojë ky lazer. (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>