Harduer

Shpjegohet domethënia e butonave të Playstation

Aug 26 2010
0 Shpërndarje
Shpjegohet domethënia e butonave të Playstation

Ai ishte i mahnitur kur demo e parë për konzolën ishte shfaqur para tij, dhe rreth mënyrës sesa lehtë ishte për të të përdor kontrollet si dhe harduerin prapa lojërave. Këta ishin hapat e parë të Sony kështu që në atë kohë ata kishin konkurrencë të fuqishme nga Nintendo dhe Sega. Ata është dashur qysh prej fillimi të bëjnë gjërat ashtu si duhet për të kapur një pjesëmarrje të mirë në treg.

Përderisa konzola ishte e lehtë për tu dizajnuar me një përpunim të thjeshtë që zgjerohej përreth qendrës së njësisë së diskut, kontrollorët në vete mbetën një sfidë. Goto komenti: “… departamenti i menaxhmentit nuk dëshironte një kontrollor me dallim radikal [prej liderit të tanishëm, SNES] – kështu që ata thanë se duhet të jetë një lloj dizajni standard ose gejmerët nuk do ta pranojnë”.

Goto shkoi kundër rrjedhjes dhe dizajnoi kontrollorin të cilin sot të gjithë e njohim dhe që ka një grip në të dy anët e tij për tu kapur nga duart e gejmerit dhe për të ofruar më shumë stabilitet. Edhe pse presidenti i atëhershëm i Sony Norio Ohga, lavdëroi dizajnin, menaxhmenti ende nuk pëlqente kështu që ata e rikthyen atë tek dizajni i rrafshët i vjetër (që po shihet në imazh). Në fund të fundit, megjithatë gjatë një prezantimi, Goto pati fjalën fundit pasi që Ohga e ka mbështetur atë në shumë fusha dhe në këtë mënyrë ai mori dritën e gjelbër për dizajnin me kapje të lehtë.

Sa i përket butonave të kontrollorit, vendimi ishte për të shfrytëzuar ikona në vend të ngjyrave apo shkronjave siç kanë bërë kompanitë tjera. Kjo ishte për shkak se mund të mbaheshin në mend më lehtë. Trekëndëshi nënkuptonte një pikë vështrim sikurse një shigjetë që tregon një drejtim, katrori kishte kuptimin për menytë (me formë të letrës), rrethi kishte kuptimin për PO dhe X ishte për Jo.

Dhe falë punës së madhe të Goto me këto simbole, edhe sot ne luajmë në gjeneratat më të fundit të Playstation me kontrollorë që kanë po të njëjtat simbole.

Lajmet e fundit>