Analiza

Shqipëria ka mbi 1 milion përdorues të Facebook

Dec 24 2010
0 Shpërndarje
Shqipëria ka mbi 1 milion përdorues të Facebook

Sipas statistikave nga Social Bakers, kompani e specializuar në sjelljen e statistikave nga Facebook, thuhet se kostoja mesatare për një klikim është 0.10 dollarë, kurse mesatarja për përshtypje është 0.04 dollarë. 

Top brendet më të popullarizuara nga Facebook në Shqipëri janë Xbox në iterime të ndryshme, ndërsa ndonjë brend tjetër nuk është i renditur as në top dhjetëshe. Numri më i madh i përdoruesve (48%0 është i moshës mes 18 dhe 24 vjeç, kurse 15% i përkasin moshës 16 deri në 17 vjeç, 19% moshës 25 deri në 34 vjeç, 12% moshës 13 deri në 15 vjeç, 1% moshës 55 deri në 64 vjeç, etj.

Shkalla e përdorimit të rrjetit social meshkuj-femra, është dominante për gjininë mashkullore me 65 për qind, kurse 35 për qind janë femra.
Sipas asaj që shihet tek Social Bakers, rritja më e madhe është vërejtur gjatë dy viteve të fundit dhe numri shihet se është në rritje e sipër pasi që interneti po vazhdon të shpërndahet edhe më tej në Shqipëri.  Në anën tjetër SHBA, Indonesia, Britania e Madhe, Turqia dhe Franca janë në maje të listës së përdoruesve më të mëdhenj të rrjetit social Facebook, kurse Shqipëria renditet e 66-ta.

Fatkeqësisht për Kosovën nuk ka ndonjë statistikë nga Social Bakers edhe pse në hartë të saj është e definuar si shtet. Megjithatë dihet se problemet teknike dhe problemet tjera pengojnë Kosovën që të jetë vend ku mund të bëhen analiza dhe hulumtime të këtilla të tregut.

Shikoni më shumë rreth kësaj analize tek Social Bakers.

Lajmet e fundit>