Biznes

Shqipëria pritet të implementojë taksa të reja në sektorin e telekomit

Jan 26 2011
0 Shpërndarje
Shqipëria pritet të implementojë taksa të reja në sektorin e telekomit

Gjatë këtij muaji Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha në një mbledhje me kabinetin qeveritar ka kritikuar çmimet e larta të operatorëve dhe ka kërkuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për të vepruar konstruktivisht  në të mirën e konsumatorit.  Në anën tjetër gjatë ditës së sotme, Ministri i Financave ka theksuar se po shikohen rrethanat e zhvilluara në shtetet tjera për të implementuar zgjidhjet më të mira të mundshme, duke shtuar se nivelet e taskave do të menaxhohen saktësisht nga administrata e doganave.

“Ne me kujdes po studiojmë atë se çfarë ka ndodhur në shtete tjera, duke synuar jo vetëm që të rrisim të hyrat për buxhetin por edhe të adoptojmë masat … për të rregulluar çmimet apo taksat e vendosura në një mënyrë jo shumë transparente” tha Ministri i Financave Ridvan Bode.

Banka Botërore ka kërkuar prej Shqipërisë që të ekzaminojë çështjet e çmimeve të larta të sektorit të telekomit, dhe ka kërkuar që të paraqitet konkurrencë më e fuqishme në këtë sektorë.  Katër operatorët kryesor në Shqipëri janë AMC, Vodafone Albania, Eagle Mobile, dhe së fundi është shtuar Plus.

Lajmet e fundit>