Lajmet

Shqipëria bëhet pjesë e programit “Creative Europe”

Nov 12 2014
0 Shpërndarje
Shqipëria bëhet pjesë e programit “Creative Europe”

big_picture1Muajt e fundit, Shqipëria është përfshirë në shumë programe në fushën e teknologjisë dhe inovacionit në rajon dhe jashtë tij. Së fundmi, Shqipëria duke filluar nga muaji tetor renditet si anëtare e plotë e programit MEDIA në kuadër të “Creative Europe”.

Duke qenë se legjislacioni i Kushtetutës të Shqipërisë përsa i përket medias, përputhej plotësisht me rregullat e Bashkimit Evropian atëherë ajo ka fituar plotësisht mundësinë për të qenë një anëtare me të drejta të plota. Si pasojë e këtij anëtarësimi, fushat si kinemaja, trashëgimia kulturore, televizioni, muzika, artet etj do të përfitojnë fonde të konsiderueshme nga Komisioni Evropian në sajë të programit “Creative Europe”. Kjo e fundit funksionon si një instrument financiar i Komisionit Evropian për të mbështetur sektorin krijues, kulturor dhe audiovizual në Evropë. “Creative Europe”, i cili do të funksionojë deri në vitin 2020, do të ndërthurë të gjithë programet e mëparshme për kulturën, median, artin në një të vetëm.

Ai përbëhet nga dy programe; atë kulturor që përfshin artet vizuale, trashëgiminë dhe atë mediatik ku bën pjesë kinemaja dhe sektori audiovizual. Pjesa mediatike ka si qëllim zhvillimin, shpërndarjen dhe promovimin e këtyre fushave. Kjo do të ndihmojë në krijimin e projekteve të parametrave evropian, duke përdorur teknologjitë e reja. Gjithashtu mundëson fonde dhe mundësi për njohjen jashtë kufijve të filmave apo projekteve vizuale. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>