Lajmet

Shqipëria dhe Kosova me internetin më të ngadaltë në Evropë

Dec 3 2016
0 Shpërndarje
Shqipëria dhe Kosova me internetin më të ngadaltë në Evropë

16018527831Kroacia ka internet të ngadalshëm pavarësisht shumës së madhe që qytetarët e këtij shteti paguajnë për rrjetin e internetit.

E për këtë, Parlamenti i Kroacisë ka kaluar sot një ligj që ka të bëjë me investimet në rrjetin e internetit, pas kërkesave të Bashkimit Evropian për përmirësimin e internetit dhe shpejtësisë së saj, shkruan portali kroat N1 Info.

Deputeti i parlamentit kroat nga radhët e partisë së qendrës së majtë Social-Demokrate, Gordon Maras, ka bërë të ditur se vetëm Shqipëria dhe Kosova kanë internet më të ngadaltë se Kroacia.

“Kroacia momentalisht ka internetin më të ngadalshëm në Bashkimin Evropian, dhe të tretin në Evropë. Vetëm Shqipëria dhe Kosova kanë internet më të ngadalshëm se ne”, ka thënë Maras.

Sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian, shtetet që janë anëtare të saj duhet të implementojnë internet të shpejtë prej 30 MB për secilin qytetar të tyre, duke filluar nga viti 2020. /Insajderi.com

Lajmet e fundit>