Blog

Shqipëria dhe Kosova ndër vendet me çmimet më të ulëta në AirBnB

Jul 10 2017
0 Shpërndarje
Vendet e Ballkanit janë ndër alternativat më të lira të pushimit në Europë. Sipas renditjes së Vouchercloud, më e lira në Europë është Maqedonia Shqipëria dhe Kosova ndër vendet me çmimet më të ulëta në AirBnB

Vouchercloud, aplikacioni europian më popullor i blerjeve online, ka listuar vendet më të shtrenjta dhe më të lira të Europës për sa i përket çmimit për natë qëndrimi (çift apo në grup) bazuar mbi të dhënat e Airbnb.

Vendet e Ballkanit janë ndër alternativat më të lira të pushimit në Europë. Sipas renditjes së Vouchercloud, më e lira në Europë është Maqedonia, ku çmimet mesatare për një natë qëndrimi për dy persona përllogariten rreth 25 paund, ndërsa për grupet deri në gjashtë persona, çmimi mesatar është 50 paund.

E dyta renditet Shqipëria, ku një natë qëndrimi sipas Airbnb për dy persona kushton mesatarisht 26 paund, ndërsa çmimi për grupe deri në gjashtë persona është më i ulët se 50 paund, duke u renditur kështu ndër vendet më të lira në Europë.

Si vende miqësore me buxhetin listohen gjithashtu Kosova dhe Serbia me çmime mesatare përkatësisht 28 dhe 30 paund për dy persona. /Monitor

Lajmet e fundit>