Vëzhgim

Shqipëria do të ofrojë transaksione bankare përmes celularit

Mar 5 2010
0 Shpërndarje
Shqipëria do të ofrojë transaksione bankare përmes celularit

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka diskutuar këtë iniciativë në një takim me ministrin e Financave Ridvan Bode, ministrin e Shtetit Genc Pollo, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani, si dhe ekspertë e drejtues të tjerë nga financat dhe komunikimi elektronik.

Kryeministri Berisha ka kërkuar që përdorimi i celularëve nga qytetarët shqiptarë për veprime bankare duhet të përbëjë një standard që duhet të arrihet me shpejtësi, pasi lehtëson ndjeshëm transferimet bankare dhe ka leverdi të madhe për qytetarët.

“Qeveria do të hartojë një politikë stimuluese dhe një plan veprim efikas, në mënyrë që sa më shpejt të kapen nivele të tilla të larta të përdorimit të internetit, nisur edhe nga përdorimi i gjerë i celularëve në Shqipëri” ka deklaruar Kryeministri.

Pas këtij takimi Berisha ka pritur edhe përfaqësuesin e FMN-së z.Gerwin Bell, i cili shprehu mbështetjen e FMN-së ndaj qeverisë shqiptare dhe e përgëzoi atë që kapërceu me sukses vitin 2009.

Berisha e siguroi zyrtarin e Fondit Monetar Ndërkombëtar se mbetet i vendosur të vazhdojë forcimin stabilitetit makroekonomik, dhe të rrisë investimet vendase e të huaja.

Lajmet e fundit>