Lajmet

Shqipëria drejt 4G, Kosova ka stagnuar në 2.5 G

Jan 11 2012
0 Shpërndarje
Shqipëria drejt 4G, Kosova ka stagnuar në 2.5 G

“Ne sapo kemi lëshuar licencën e dytë 3G dhe po përgatisim kuadrin për të nxjerrë shërbimin 4G”, – deklaroi kryeministri i Shqipërisë.

Dikur Shqipëria kishte normë të penetrimit të internetit prej 4.8% (në vitin 2006), por fal përkushtimit të Shqiprisë me programin “Shqipëria Digjitale”, penetrimi ka arritur në normën prej 50% në vitin 2011. 

“Dy vitet e ardhshme do të jenë vendimtare. Ne po përpiqemi të sigurojmë internet me brez super të shpejtë në vend.

Shqipëria ka një penetrim të madh të telefonave celularë, më të lartë se mesatarja e Evropës” deklaroi Kryeministri Berisha.

Në Evropë, Gjermania ka hedhur në treg shërbimin 4G përmes T-Mobile dhe Deutsche Telekom, pjesë e së cilës është dhe AMC në Shqipëri. Kjo e fundit sapo ka marrë licencën për shërbimin 3G dhe pritet shumë shpejt të ecën drejt ofrimit të shërbimeve 4G. 

E ART e Kosovës, nuk po bënë zë dhe postimi i fundit në kuadër të ueb faqes së saj daton me 28 shtator 2011, kurse Shqipëria po shikon mundësitë për sjelle të shërbimeve 4G… (PCWorld Albanian)

Tags >

3G4G
Lajmet e fundit>