Biznes

Shqipëria gati për rrjetin 3G

Jun 9 2010
0 Shpërndarje
Shqipëria gati për rrjetin 3G

Autoriteti i Komunikimit Elektronik dhe Postar ka mbyllur fazën e konsultimit publik me kompanitë e interesuara për ofrimin e këtij shërbimi, të cilat kanë qenë mjaft të interesuara për implementimin e kësaj teknologjie.

Sipas AKEP futja e teknologjisë UMTS është e domosdoshme për zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë së informacionit dhe sidomos të internetit wireless.

Sipas drejtuesve të AKEP-it, kriteri kryesor që 1 kompani të autorizohet për ofrimin e shërbimit “3G” është që kjo kompani të jetë e gatshme të hedh këtë shërbim në treg brenda fundit të këtij viti.

Sipas AKEP ka kapacitete për dhënien e 4 licencave për shfrytëzimin e kësaj teknologjie, por do të jetë një vendim i Ministrisë së Telekomunikacionit për përcaktimin e numrit të autorizimeve që do të jepen dhe për përcaktimin e çmimit.

Pritet që të ketë edhe një vendim të veçantë nga ana e qeverisë për përcaktimin e pagesave për përdorimin e frekuencave.

Lajmet e fundit>