Lajmet

Shqipëria kërkon heqjen e tarifave roaming me Kosovën

Jun 13 2018
0 Shpërndarje
Në këtë kontekst kreu i Financave shpalli edhe dy nisma që qeveria shqiptare ka marrë me një grup deputetësh nga Kosova, për të hequr tarifat e roaming dhe krijimin e një pike të përbashkët doganore Shqipëri-Kosovë. Shqipëria kërkon heqjen e tarifave roaming me Kosovën
Shqipëria kërkon heqjen e barrierave doganore nga të gjithë vendet e rajonit. Në një takim me drejtorët e përgjithshëm të doganave të vendeve të Ballkanit, ministri i Financave Arben Ahmetaj ka bërë thirrje që të lihen mënjanë mendësitë e vjetra të vendosjes së tarifave dhe burokracive që nuk i shërbejnë kujt. Ahmetaj tha se krimi ekonomik nuk luftohet me procedura.

Në këtë kontekst kreu i Financave shpalli edhe dy nisma që qeveria shqiptare ka marrë me një grup deputetësh nga Kosova, për të hequr tarifat e roaming dhe krijimin e një pike të përbashkët doganore Shqipëri-Kosovë.

Sipas një raporti të Bankës Botërore, administrata doganore rajonale i ka shkaktuar 1mijë vjet kosto në kohë sipërmarrësve, përmes procedurave të shumta në pikat kufitare. /TvKlan

Lajmet e fundit>