Lajmet

Shqipëria, mbi 1 milion përdorues të Facebook

Sep 27 2011
0 Shpërndarje
Shqipëria, mbi 1 milion përdorues të Facebook

Portali shqipmedia.com ka publikuar gjatë ditës së sotme edhe një artikull interesant që ka të bëjë me numrin e përdoruesve të Facebook në shtetin e Maqedonisë, ku sipas shënimeve statistikore të marra nga “Internet World State” del se Maqedonia numëron rreth 1 milion përdorues të këtij rrjeti social.

Sipas statistikave të publikuara aty rreth 838,300 qytetarë të Maqedonisë kanë profil në kuadër të rrjetit social Facebook, përderisa interneti gjen përdorim tek 1,507,400 persona dhe numërohet që penetrimi i internetit të jetë diku rreth 50.9%.

Në anën tjetër Kosova vazhdon të jetë e listuar aty me statistika të përditësuara të numrit të banorëve ku shënohet se Kosova numëron 1,825,632 banorë, dhe qasje në internet kanë 377,000 prej tyre që në kthim jep një përqindje të penetrimit të internetit prej 20.7%. Ndërsa statistikat për Facebook mungojnë.

Në nivel Evropian thuhet se ka më shumë se 209 milion përdorues të rrjetit social, ndërsa përdoruesit më të mëdhenj të internetit janë gjermanët e pas tyre rustë, britanezët, francezët dhe turqit.

Lajmet e fundit>