Lajmet

Shqipëria ndanë kodin e vetë telefonik me Kosovën

Apr 1 2010
0 Shpërndarje
Shqipëria ndanë kodin e vetë telefonik me Kosovën

Gjatë ditës së sotme shefi i Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit të Kosovës, z. Fatmir Limaj është takuar me homologun e tij nga Shqipëria, z. Sokol Olldashi, në një takim zyrtarë me ç’rast ministri Limaj i dorëzoi atij kërkesën zyrtare të nënshkruar nga Kryeministri i Kosovës z.Hashim Thaçi, për ndarjen e kodit shtetëror të Shqipërisë, mes këtyre dy vendeve.

Në një sallë të stërmbushur me gazetarë, ministri Olldashi i entuziazmuar shpalosi kontratën e nënshkruar nga kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha (me sa duket kjo marrëveshje veçse ishte përgatitur kohë më parë, por sot është bërë zyrtarizimi para medieve), me të cilën shteti Shqiptar pajtohet që të ndaj kodin e vet telefonik me Kosovën, duke sjellë në këtë mënyrë reduktime të mëdha të kostove dhe pagesa të panevojshme për prefikse të huaja nga Monako apo Serbia.

“Jam shumë i lumtur që sot jam këtu në Tiranë, ku po nënshkruajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme, e cila jo vetëm që do të reduktojë kostot për të dy palët, por do të na bashkojë edhe më shumë si fqinj. Vlerësojë lartë punën e ekspertëve të telekomunikacionit të Shqipërisë dhe nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është i veçantë dhe shumë i rëndësishëm për të dyja vendet” u shpreh ministri Limaj para gazetarëve.

“Kjo lëvizje është dashur të bëhet qysh më parë por kemi pasur probleme teknike dhe presion nga të huajt që të mos kërkojmë diçka të tillë. Tani që jemi shtet i pavarur dhe sovran, mendoj se ka ardhur koha që të zyrtarizojmë diçka të tillë. Një kod i njëjtë +355 për dy vende, ngjashëm sikurse Kanadaja me SHBA-në ” përfundoi ai.

Ministri Olldashi në anën tjetër, tha se “Shqipëria ka pritur ka herë këtë kërkesë të vëllezërve nga Kosova. Ky unifikim komunikues na redukton kostot e komunikimit, ngrit cilësinë e shërbimeve, sjellë të mira bilaterale e shumë çka tjetër”. “Ne kemi arritur më parë marrëveshje të rëndësishme me Kosovën siç ishte rasti me marrëveshjet për aviacionin civil, e më pas për transportin rrugor, por një marrëveshje e nivelit të këtillë është shumë e rëndësishme” deklaroi ai.

Kjo marrëveshje duket se është më se e mirëseardhur pasi që kohë më parë u bë e ditur se Kosova  paguan 16.5 milion euro në vit Monaco-së për shfrytëzimin e kodit të vendit të tyre, sepse Prishtina ka mungesë të kodit telefonik, i cili nuk është lëshuar nga Unioni Ndërkombëtar i elekomunikacionit.

Duket se më në fund një ëndërr e kamotshme e shumë prej nesh po realizohet… e në fakt nuk po realizohet pasi që po vazhdon të jetë ende një ëndërr, sepse sot është 1 prilli (dita e rrenave), dhe e tëra çfarë mund të ju them në lidhje me këtë temë është aprililililiililililililililili!!!!

Lajmet e fundit>