Lajmet

Shqipëria pritet të ketë një ligj të ri për median elektronike

Dec 28 2012
0 Shpërndarje
Shqipëria pritet të ketë një ligj të ri për median elektronike

TV_relay_3Në fillim të vitit 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratohet projektligji i ri për mediat audio-vizive.

Projketligji i ri për median elektronike në Shqipëri është hartuar me asistencë teknike nga Bashkimi Europian, Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja dhe është në linjë me standardet e BE-së në këtë fushë.

Sipas ekspertëve dhe hartuesve të projektit në fjalë është një projektligj që integron dy ligje ekzistuese: atë për mediat audio- vizive dhe ligjin për transmetimet dixhitale. Gjithashtu në ligjin e ri pasqyrohet edhe avancimi i teknologjisë si edhe direktivat e Bashkimit Europian dhe të Këshillit të Evropës.

Aktualisht në Shqipëri veprojnë dy ligje për median elektronike: Ligji nr. 8410, datë 30.9.1998, “Për Radion dhe Televizionin Publik e Privat në Republikën e Shqipërisë (ndryshuar me ligjin nr. 8655 date 31.07.2000, me ligjin nr. 8794 date 10.05.2001, me ligjin nr. 9016 date 20.2.2003, me ligjin nr.9124 date 29.07.2003, me ligjin 9531 date 11.05.2006 dhe me ligjin nr. 9677, date 13.01.2007) si dhe Ligjin nr. 9742, datë 28.05. 2005 “Për transmetimet numerike në Republikën e Shqipërisë”.

Parlament-SeanceNdërkohë Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka miratuar më 2 maj 2012 “Strategjinë e kalimit nga Transmetimet Analoge në Transmetimet Numerike. Sipas kësaj strategjisë, kalimi nga transmetimet analoge në transmetimet numerike në Shqipëri është një proces global i koordinuar nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU).

Për rajonin 1 ku Shqipëria bën pjesë, sipas ndarjes rajonale të ITU-së, afatet për përfundimin e tij janë përcaktuar nga Marrëveshja GE-06. Ky afat është 17 qershor 2015.

Marrëveshja GE-06 është ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me ligjin nr. 9851 datë 26.12.2007 (Fletorja zyrtare nr. 187, datë 24.01.2008, faqe 588). (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>