Lajmet

Shqipëria ende pa operatorë të katërt

Aug 13 2010
0 Shpërndarje
Shqipëria ende pa operatorë të katërt

Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj prej afatit të fundit ligjor për fillimin e ofrimit të shërbimeve të saja, operatori mobil PLUS, në kuadër të së cilit është aksionar edhe Post-Telekomi i Kosovës, nuk po shihet askund në tregun e Shqipërisë.

Në mesin e muajit korrik, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare kishte premtuar se do t’i jepte zgjidhej situatës së krijuar brenda muajit që u mbyll, por në fakt një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe Plus nuk ka ende sinjal.

Arsyeja e vonesës më të fundit të Plus u shpjegua nga AKEP me faktin se operatori i katërt nuk kishte arritur të realizonte një marrëveshje interkoneksioni me operatorët me fuqi të ndjeshme në treg, përkatësisht ne AMC, Vodafone Albania, Eagle Mobile dhe Albtelecom.

Çështja ka shkuar për procedim administrativ në AKEP, që ende nuk ka arritur t’i japë zgjidhje mosmarrëveshjes dhe nga ana tjetër nuk jep asnjë shpjegim zyrtar për shkaqet e zvarritjes së zgjidhjes së problemit.

Operatori Mobile 4 AL, që tashmë ka ndryshuar edhe emrin e regjistrimit tregtar në Plus Communication, më datë 14 qershor, pra rreth dy muaj më parë, i është drejtuar AKEP-it me kërkesën për zgjidhje të mosmarrëveshjes së interkoneksionit me operatoret Albtelecom, AMC, Eagle Mobile dhe Vodafone Albania, pasi palët në fjalë nuk kanë rënë dakord për lidhjen e marrëveshjeve përkatëse.

Operatori Plus Communication ka kërkuar nivel asimetrie të tarifave me operatoret aktual, më të lartë se ajo që këta të fundit janë të gatshëm të pranojnë. Por edhe pse ka përfunduar prej më shumë se një muaji afati për depozitimin e pretendimeve me shkrim nga palët, AKEP ende nuk ka marrë ndonjë vendim.

Lajmet e fundit>