Lajmet

Shqipëria po krijon monopol për teknologjinë 3G

Sep 7 2010
0 Shpërndarje
Shqipëria po krijon monopol për teknologjinë 3G

“Nuk kemi ende gjithë informacionin e duhur se si do të zhvillohen procedurat e tenderit, megjithatë mendojmë se kjo që po ndodh është shumë e çuditshme. Mbaj mend që në vitet 2005-2006 patëm një problem me Autoritetin e Konkurrencës, që na akuzonte ne dhe operatorin tjetër për sjellje monopoliste në treg, pavarësisht se në atë kohë në treg ishim dy operatorë. Kurse sot po ndodh që qeveria me vullnetin e saj do të krijojë një monopol për shërbimet 3G. Në këtë rast, mendimi i investitorëve në tregun e telekomunikacioneve, veçanërisht i kompanive celulare, nuk u mor parasysh,” u shpreh ai.

Autoriteti i Komunikime Elektronike dhe Postare pritet të shpallë tenderin për dhënien e licencës 3G, gara për të cilën sipas vendimit të ministrit do të fillojë nga shuma 12.5 milion euro. Zoti Oktapodas thekson edhe njëherë faktin se Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë pa 3G, në një kohë kur shumë vende tashmë janë në prag të kalimit në brezin 4G.

“Dihet që vetëm një kompani do të marrë licencë, ndonëse nuk jemi ende në dijeni të hollësive si për shembull me çfarë afati do ta marrë licencën, a do të jetë e detyruar t’ju ofrojë shërbim operatorëve të tjerë apo detaje të tjera. Duhet të presim për të marrë më shumë informacion, por më duhet të nënvizoj edhe njëherë se ne jemi vendi i fundit në Evropë dhe një ndër vendet e pakta në botë që nuk kemi shërbime të brezit të gjerë në komunikimet celulare. Ne jemi ende duke folur për 3G që në vende të tjera ekziston prej 10 vjetësh, në ndërkohë që teknologjia po avancon në brezin tjetër, atë 4G. Nëse vazhdojmë ende me këtë ritëm, do të ngelemi për një kohë të gjatë jashtë zhvillimeve teknologjike,” u shpreh ai.

Lajmet e fundit>