Lajmet

Shqiptarët hakojnë uebfaqet maqedonase

Feb 28 2011
0 Shpërndarje
Shqiptarët hakojnë uebfaqet maqedonase

Shqiptarët në Maqedoni janë ngritur disa herë në protesta dhe janë provokuar nga pala maqedonase me anë të fjalëve fyese raciste. Si rrjedhojë, ka pasur edhe përleshje në mes tyre. Si duket, shqiptarët nuk mbesin të kënaqur vetëm me protestat e zhvilluara më parë kundër këtij ndërtimi. Tani ata gjetën një rrugë tjetër për të shfaqur pakënaqësinë e tyre dhe duke u krenuar me atë se çfarë kanë. Pasuria kulturore qindravjeçare nuk mund të çrrënjoset brenda disa çastesh.

Bota virtuale ka qenë shumë herë një fushëbetejë e ashpër e luftimeve në mes të hakerëve shqiptarë dhe atyre të huaj. Shqiptarët kanë bërë kryesisht përpjekje që me anë të sulmeve kundër uebfaqeve përkatëse të mbrojnë edhe shumë gjëra shqiptare. Pasi sulmet e bëra kundër uebfaqeve me domein .mk, .gov.mk, .com.mk  nuk kanë të ndalur, si përforcim për hakuesit shqiptarë u erdhën edhe hakerët shqiptarë nga Kosova. Si duket, ata janë treguar mjaft të aftë, pasi që kanë arritur që të zotërojnë mbi 20 uebfaqe maqedonase. Dy prej tyre janë:
http://www.skopje.gov.mk/DesktopDefault.aspx që është uebfaqja zyrtare e Shkupit dhe
http://www.microsoft.com.mk/index.html që është domeini i ndërmarrjes Microsoft për Maqedoni.

Në lidhjet e mësipërme mund të shihet një sfond i zi dhe porositë e shkruara me ngjyrë të kuqe në fund të uebfaqeve të lartpërmendura. Këto dy ngjyra mbeten simbolizuese të kombit shqiptar. Përpos fjalëve që këto uebfaqe janë sulmuar dhe tani zotërohen nga sulmuesit, në fund mund të shihet një kuti e vijëzuar me ngjyrë të kuqe dhe me porosi në gjuhën angleze dhe shqipe:
[*] ??????? ? ???
[*] Castle is ours
[*] KALAJA ËSHTË E JONA
[*] THEONET.INFO
[*] WE AREN’T KHG , BUT WE ARE KOSOVO HACKERS

Rreshti i fundit tregon që sulmuesit nga Kosova nuk janë Kosova Hackers Group, por janë KOSOVO HACKERS. Sulmi është bërë nga theonet.info. Në fund shihet: We never stop që tregon se këta sulmues nuk do të ndalen me kaq, por do të vazhdojnë sulmet edhe në uebfaqet e tjera. Nga burimet tona të informimit është marrë edhe një porosi e fundit nga hakerët: Ne kemi treguar se KALAJA OSHT E JONA , DHE NUK E LËSHOJM NGA DUART TONA.

Për planet rreth sulmeve të mëtutjeshme, do të mundohemi që t’ju mbajmë të informuar./pcworldalbanian

Lajm i përditësuar: Si duket, faqja zyrtare e qytetit të Shkupit është rikthyer në gjendjen që ishte para sulmit.

Lajmet e fundit>