Vëzhgim

Shtatë mënyrat me të cilat paguani më shtrenjtë

Feb 19 2009
0 Shpërndarje
Shtatë mënyrat me të cilat paguani më shtrenjtë

altGjendja e rëndë ekonomike që e ka përfshirë gjithë botën ka prekur edhe botën e teknologjisë. Në këto kohëra të vështira, kompanitë kanë edhe më shumë arsye të jenë shumë të kujdesshme me shpenzimet, si dhe me shitjet nën kosto të produkteve të teknologjisë.

Arritja e tarifave tuaja
Ju sigurisht keni dëgjuar për tarifat e fshehura në faturat telefonike. Por shpenzimet në teknologji janë  rritur ndjeshëm dhe mund t’ju prekin edhe kur nuk jeni të vetëdijshëm.  

1. Kontrolli i shpenzimeve: Të gjitha shpenzimet për agjencitë transportuese të dërgesave janë dyfishuar nga viti i kaluar. Si pasojë e kësaj, FedEx dhe UPS kanë vendosur një tarifë shtesë për dërguesit vendas. Tarifat e kompanisë FedEx do të rriten thuajse me 7 për qind në janar.

2. Tarifat për 3G: Telefonat celularë 3G nuk janë aq ekonomikë sa duken. T-Mobile (SHBA) ka parashikuar një çmim fillestar prej 180 dollarësh për receptorët telefonikë, por aktivizimi i tarifave e rrit çmimin në 215 dollarë. Përveç kësaj, përdoruesit duhet të paguajnë të paktën edhe 25 dollarë të tjerë brenda muajit, për të pasur akses te informacionet. Kjo nënkupton se përdoruesve do u duhet të nxjerrin nga xhepi 600 dollarë gjatë kontratës dy-vjeçare me kompaninë. AT&T bëri një truk të ngjashëm me iPhone 3G. “Ata e ngritën çmimin e abonimit ndërsa ulën çmimin e pajisjeve”,  shpjegon Bob Sullivan, autor i Got-cha Capitalism. “Pas një viti, çmimet do të jenë edhe më të larta”, thotë ai.

3. Blu-ray: Gjatë muajit nëntor, abonuesit e Netflix që porositën filmat në Blu ray, u desh të bëjnë një pagesë shtesë. Kompania u ka tërhequr abonentëve 1 dollar më shumë në muaj, për pagesat e marrjes me qira të CD-ve high definition.

4. Faturat e energjisë elektrike: Mbajtja e pajisjeve elektrike ndezur, mund t’ju kushtojë më shumë se më se në të kaluarën. Gjatë muajit qershor, shërbimet komunale në të gjithë Amerikën, kanë treguar për një rritje të shpenzimeve të rrymës për 29 % që do të reflektohet dhe në pjesën tjetër të botës. Nëse përdorni kompjuter ose pajisje të tjera elektrike në shtëpi, do të merrni sigurisht një faturë më të shtrenjtë

5. Truket e udhëtimit: Përdorimi i uebfaqeve të agjencive turistike si Expedia, Orb-itz, dhe Travelocity  mund të jetë i lehtë, por kjo lehtësi mund t’ju kushtojë më shumë. Në të kaluarën, rezervimi i biletave nga pala e tretë, zakonisht kursente më shumë nga xhepi i konsumatorëve. Shumica e palëve të treta, ofrojnë rezervime me tarifa prej 5 deri 25 dollarë për një biletë. Rezervimi përmes telefonit kushton po aq sa rezervimi i biletave në aeroport. Ndaj, sot, mënyra më e thjeshtë dhe më e lirë është rezervimi i drejtpërdrejtë nga kompanitë e fluturimeve.

6. Çmimet Tv kabllor: Kompania më e madhe e kabllore televizive Comcast është gati të rrisë çmimet në mënyra të ndryshme. Gjatë muajit nëntor, kompania e ngriti çmimin e shërbimit me një mesatare prej 3.7 për qind. Në disa vende, shërbimet e thjeshta do të kushtojnë 3 dollarë. Ndërkohë, çmimi i shërbimeve DVR, shtesave (add-ons) dhe kanaleve premium do të rritet me një dollar në muaj. Sipas Comcast, shkaktar për këtë gjendje është çmimi i lartë i naftës, kujdesi shëndetësor dhe shumë faktorë të tjerë.

7. Taksa për mesazhet tekst (Text tax):
Versioni në fjalë, ka lançuar kohëve të fundit një çmim prej 3 centësh për mesazhet tekst të të gjithë llojeve të celularëve. Këto mesazhe krijohen më shumë nga kompjuterët se sa nga vetë celularët. Si rezultat i kësaj, kompanitë e renditura në Google dhe uebfaqet që ofrojnë falas shërbimin e mesazheve tekst, do të bëjnë pagesë shtesë. Ndaj këto shërbime do t’jua kalojnë shpenzimet përdoruesve.

E ardhmja e tarifave 
“Mund t’ia fshihni tarifat konsumatorëve një herë apo dy, por klientët do të zemërohen shumë kur ta kuptojnë”, shprehet Bob Sullivan, autor i Got-cha Capitalism. Por, shpenzimet e tilla vështirë se mund të zhduken në këtë kohë, kur krahasimet mes artikujve janë vetëm një klikim larg.
Edhe pse, ndoshta nuk mund t’i shmangni shpenzimet, pajisja me informacionin se cilat shërbime duhen shfrytëzuar dhe cilat shtesa nuk do t’i përdornit me dëshirë, mund t’ju ndihmojë shumë.

 

 

Lajmet e fundit>