Lajmet

Shtëpia e Bardhë kërkon lojë edukuese nga Microsoft

Apr 15 2010
0 Shpërndarje
Shtëpia e Bardhë kërkon lojë edukuese nga Microsoft

Bashkë-udhëheqësi i Komisionit Fiskal Erskine Bowles i ka kërkuar Microsoft-it që të godas në zemër sektorin e lojërave të zhanrit “bajat”, dhe të krijojë një lojë që do t’i lejonte përdoruesit të tentojnë që të balancojnë buxhetin.

Sipas USA Today, Shtëpia e Bardhë është duke shpresuar se Microsoft mund të krijojë një lojë që do t’i tregoj publikut zgjidhet e vështira të përfshira në menaxhimin e deficitit nacional. Borxhi i tanishëm nacional i SHBA-së është 12.8 trilion dollarë, dhe loja do të ishte dizajnuar që të ilustrojë vështirësitë e domosdoshme – cilat programet të ndalen dhe si të shkurtohen pakot ekzistues, për shembull prapa uljes së borxhit. Kjo sipas të gjitha gjasave mund të jetë sikurse Oregon Trail, pa argëtim.

Senatori demokrat Bob Kerry është cituar duke thënë se loja do të bëhej “virus”. Por në anën tjetër Microsoft ende nuk ka konfirmuar përfshirjen, por shefi ekzekutiv Steve Ballmer është kontaktuar. Nëse loja ecën para, atëherë do të na paraqitet një pamje më ndryshe në botën e buxhetit. Përdoruesit nuk do të jenë në gjendej të fitojnë apo të humbin aq shumë sa të tjerët, në një tentim për të lehtësuar pritjet e publikut.

Kjo ka gjasa të jetë një vegël edukative e dizajnuar për të edukuar përdoruesit në vështirësitë me të cilat sfidohet një shtet.

Lajmet e fundit>