Analiza

“Shtëpia e mençur”, së shpejti mund të kontrollohet nga iPhone juaj

May 27 2014
0 Shpërndarje
“Shtëpia e mençur”, së shpejti mund të kontrollohet nga iPhone juaj

140526-apple-store-home-reflection-245p_657ee8ce6ec6dd81c8d93c7a68dda85f.nbcnews-ux-640-440Raporohet se Apple është gati të futet në botën e teknologjisë së “shtëpisë së mençur” në një mënyrë madhore. Sipas Financial Times, Apple është duke e pozicionuar pajisjen iPhone si një kontrollues nga larg për gjërat automatike në shtëpi, duke ju mundësuar që të ndizni dritat, të ndryshoni temperaturën dhe të kontrolloni pajisjet shtëpiake nëpërmjet pajisjes.

Hollësitë për “platformën softuerike” të re do të mund të zbuloheshin më 2 qershor 2014 në Konferencën Botërore për Zhvillues në San Françisko, kanë treguar burimet për FT.com. Apple nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës nga NBC News për të komentuar.

Sipas raportit nga FT.com, Apple ka qenë duke biseduar me një grup të prodhuesve të pajisjes rreth certifikimit të produkteve të tyre të shtëpisë së mençur për të punuar me sistemin e ardhshëm nga Apple.

Kompania me bazë në Cupertino të Kalifornisë kishte marrë një patentë vitin e kaluar që paraqet teknologjinë e cila mund ta ndjekë vendndodhjen e një përdoruesi dhe mund të përdorë të dhënat për të kontrolluar pajisjet dytësore, si veglat e shtëpisë, në një lokacion tjetër.

Një lëvizje në teknologjinë që lidh pajisjet e shtëpisë do ta vendoste kompaninë Apple në garë me Google dhe Samsung, që tashmë janë futur në këtë fushë. Në muajin janar, Google lajmëroi që ishte duke blerë Nest Labs, që është prodhues i termostateve dhe alarmeve të tymit për shtëpinë e mençur, në vlerën prej 3.2 miliardë dollarëve. Në muajin prill, Samsung lëshoi shërbimin e vet “Smart Home”, që iu mundëson përdoruesve që të kontrollojnë pajisjet e Samsung-ut përgjatë një aplikacioni për Android. (PCWorld Albanian)

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>