Siguri

Disa shtete Arabe bllokojnë shërbime të caktuara të celularëve BlackBerry

Aug 2 2010
0 Shpërndarje
Disa shtete Arabe bllokojnë shërbime të caktuara të celularëve BlackBerry

Përdoruesit e celularëve BlackBerry në Emiratet e Bashkaura Arabe, nuk do të kenë mundësi të qasen në email, ueb shfletim dhe mesazhe të çastit, duke filluar nga muaji tetor i këtij viti. Kjo lëvizje që pritet të prek më shumë se gjysmë milioni përdoruesish arrin pasi që zyrtarët qeveritarë gjatë javës që shkoi thanë se disa aplikacione të caktuara për BlackBerry u mundësojnë njerëzve që të “keqpëdorin” shërbimin.

Në anën tjetër, Arabia Saudite ka theksuar se do të bllokojë përdorimin e shërbimit të mesazheve të çastit në BlackBerry. Të dy shtetet thuhet se janë të shqetësuara për sigurinë kombëtare, për shkak se nuk kanë qenë në gjendje të mbajn hapin me mesazhet e çastit.

Rregullatori i Emirateve të Bashkuara Arabe është ankuar se të dhënat e përdoruesve të BlackBerry, po dërgohen në mënyrë automatike tek server jashtë vendit, dhe po “menaxhohen nga një organizatë komerciale dhe e huaj”.

Aktivistët në anën tjetër thanë se realiteti ka të bëjë me atë që sistemi i BlackBerry e bënë më të vëshitrë që ky shtet konservativ, që shpesh censuron ueb faqe, të monitorojë çfarë po thonë përdoruesit. Reporterët pa kufinj kanë akuzuar qeverinë e Emirateve të Bashkaura Arabe se po i shikon shërbimet e BlackBerry “në veçanti ato për mesazhe të çastit, si një pengesë për forcimin e censurës”.

Ndërsa udhëheqësi i rregullatorit Mohammed al-Ghanem, hedhi poshtë mundësitë për të thënë se ky ishte motivi. “Censura nuk ka të bëjë asgjë me këtë çështje” tha ai.  Abdulrahman Mazi, një anëtar i bordit të Saudi Telecom (operator i kontrollaur nga shteti), tha se bllokimi ka si synim të inkurajojë RIM që të lëshojë të dhëna nga përodruesit e komunikimit “kur ka nevojë”.

Në anën tjetër thuhet se SHBA do t’i bëjë thirrje Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite që të largojnë bllokimet e propozuara. Në mesin e shteteve që kanë ngritur shqetësime rreth disa funksioneve të BlackBerry është edhe India e cila javën që shkoi bëri të njëjta komente në lidhje me shqetësimet rreth sigurisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>