Siguri

Shtetet afrikane sfidojnë produktet e falsifikuara

Apr 18 2011
0 Shpërndarje
Shtetet afrikane sfidojnë produktet e falsifikuara

Këto tre shtete kanë rritur aktivitetet e tyre kundër produkteve të falsifikuara me ndihmën e ambasadës Kineze, me prodhuesit Nokia dhe Samsung, me Policinë, me Autoritetin Detar të Kenisë dhe me Zyrën e Standardeve të Zimbavesë. Produktet elektronike të falsifikuara nga Kina janë duke u shitur lirë dhe kanë vërshuar tregjet e Afrikës, kurse sipas raporteve të IDG këto produkte janë duke ngjasuar mjaft shumë me njësitë origjinale.

Në Zambi, organet kompetente kanë shpalosur një skemë të plotësimit të standardeve për importim të produktit, kurse inspektimet dhe testimet në laborator përmes ZABS do të përcaktojnë origjinalitetin e produktit. Edhe Keni e Uganda gjithashtu kanë përmendur se nuk do të lejojnë futjen e produkteve false në treg.

Nokia dhe Siemens gjithashtu kanë qenë një prej më të dëmtuarve në tregjet Afrikane me produkte të falsifikuara. Ndërsa duket se popullariteti i këtyre markave ka qenë arsyeja kryesore se pse është bërë përhapje më e madhe e produkteve të falsifikuara nën emrin e tyre.

Tregjet e Zambisë, Ugandës dhe Kenisë si dhe tregje tjera në rajonet e Afrikës Lindore janë të vërshuara nga një sërë celularësh të lirë nga Kina dhe që kanë edhe emrin Nokia. Për shembull celularët Nokia E99i dhe E89i, me dy sim kartela janë të prodhuar në Kinë nën emrin Nokia por pa veçoritë dhe konfirmimin origjinal të Nokia-së.

Produktet false të pranishme edhe në tregun e Kosovës

Lufta e autoriteteve të Zambisë, Ugandës dhe Kenisë kundrejt produkteve të falsifikuara është një shenjë e mirë dhe iniciativë që duhet përkrahur, për shkak se promovon produkte origjinale, mbrojtjen e të drejtave autoriale dhe largimin e produkteve të falsifikuara prej tregu.

Por Kosova në këtë aspekt ka punuar shumë pak dhe ende nuk ka pasur hapa konkret prej organeve kompetente. Në shumë dyqane ka celularë të falsifikuar të markave të ndryshme prej Nokia e Samsung e deri në Apple iPhone. Këta celularë shiten me emra të markave të njohura botërore e me dizajn shumë të ngjashëm, por në fakt nuk kanë asnjë veçori që kanë produkte origjinale. Për shembull edhe tek ne ka modele Nokia E71 fals, që nuk ka asnjë veçori të ngjashme me modelin origjinal E71, ndërsa për t’ia vënë kulmin këta celularë përveç dizajni të dobët paraqiten edhe si përkrahës të  dy sim-kartelave.

I njëjti fat ka prekur edhe prodhuesin Samsung, e gjithashtu edhe atë Apple. iPhone kinez ka me shumicë në treg, ndërsa eksperienca dhe “aplikacionet” që sjellin këta celularë janë në nivelin më të ultë. Çmimet e një iPhone origjinal sillen prej 500 deri 700 euro, kurse për një iPhone kinez vlera më e lartë mund të shkojë deri në 100 euro.

Konsumatorët theksojnë se pagat e ulëta, dhe kosto e lartë e produkteve origjinale, po i shtynë ata që të blejnë celularë imitim (prodhim Kinez), vetëm për të shuar etjen e të pasurit një celularë të tillë.

E përderisa Kina ka vendosur që të dënojnë me deri në 20 vjet burg këdo që zihet duke eksportuar produkte të falsifikuara në shtete Afrikane, tregu ynë po vazhdon të jetë oazë për produkte të falsifikuara dhe për pirateri. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>