Harduer

Shtetet e Bashkuara me kompjuterin më të shpejtë

Jun 19 2012
0 Shpërndarje
Shtetet e Bashkuara me kompjuterin më të shpejtë

Në garën për të ndërtuar kompjuterin më të shpejtë në botë, Amerika është rikthyer në vendin e parë.

Gjatë të hënës, një super-kompjuter i dizajnuar nga IBM për Administratën Kombëtare për Siguri Nukleare (NNSA), zuri vendin e parë në listën e Top 500 super-kompjuterëve, listë kjo që publikohet dy herë në vit, e që vlerëson 500 kompjuterët më të shpejtë në planet.

Është hera e parë që Shtetet e Bashkuara kanë zënë vendin e parë në listë që nga nëntori i vitit 2009.

Super-kompjuteri fitues quhet Sequoia dhe është i vendosur në Laboratorin Kombëtar Lawrence Livermore, në Livermore të Kalifornisë.

Sequoia do të përdoret për të ndërtuar modele të ndërlikuara që jua mundësojnë shkencëtarëve të testojnë rezervat kombëtare të armëve bërthamore pa pasur nevojë të bëhen testime në botën reale.

Pra, sa është i shpejtë ky kompjuter? Sipas Laboratorit Kombëtar Lawrence Livermore, 6.7 miliardë njerëzve do t’ju nevojitej të punonin me kalkulatorë të dorës për 320 vite për të kryer llogaritjen e njëjtë që Sequoia do të mund të kryente vetëm në një orë.

Dhe BBC gjithashtu raporton që ky kompjuter është për 273,930 herë më i shpejtë se kompjuteri më i shpejtë i vitit 1993. (PCWorld Albanian)

Në listën e mëposhtme mund ti shihni 10 kompjuterët më të shpejtë.

Tags >

pc
Lajmet e fundit>