Analiza

Shteti Android, 160.000 celularë në ditë dhe 65.000 aplikacione në treg

Jun 23 2010
0 Shpërndarje
Shteti Android, 160.000 celularë në ditë dhe 65.000 aplikacione në treg

Kjo është një vlerë që ka pësuar rritje gjatë këtij muaji, e për krahasim në muajin maj ajo ishte në rreth 100.000 celularë të aktivizuar online në ditje, dhe teoritikisht kjo do të thotë se rreth 4.8 milion celularë Android paraqiten çdo muaj.

Prodhues të ndryshëm të harduerit si HTC dhe Motorola ishin duke lëvizur në vetëm 60.000 në ditje, deri në fund të muajit shkurt.

Si pjesë festimi ndaj kësaj vlere, Google ka thënë se ka lëshuar kodin e hapur të Android 2.2, për t’iu mundësuar zhvilluesve ta përdorin dhe modifikojnë atë.

Ky shpërthim në shitje mund të jetë falë popullaritetit të madh të Android në SHBA, ku Droid-i origjinal është ende duke u përballur me mungesa të stokut e gjithashtu edhe celularët tjerë si Droid Incredible dhe Evo 4G, por sipas të gjitha gjasave jo për shkak të shitjes po për shkak të mungesësë së pjesëve.

Nëse Google dhe partnerët e saj arrijnë apo nuk arrijnë të mbajnë këtë nivel të prodhimit dhe të sfidojnë gjigant si Apple e RIM, mbetet të shihet. Apple ka arritur në 600.000 para-porosi për iPhone vetëm në ditën e lansimit dhe nuk është duke pëfshirë shitjet direkte apo shitjet nga palët e treta. Gjithashtu pritet që të fillojnë dërgesat në vendet tjera gjatë muajit qershor, por ato pritet të shtyhen në muajin korrik për shkak të kërkesës së madhe që pritet të jetë për këtë celularë.

RIM gjithashtu pritet që të dërgojë rreth 11 milion BlackBerrie në çerekun në vazhdim.

Lajmet e fundit>