Lajmet

Shteti i New York-ut padit Intel për korrupsion

Nov 5 2009
0 Shpërndarje
Shteti i New York-ut padit Intel për korrupsion

Të mërkurën, avokati ishtetit të New Your-ut, Andrew Cuomo shpalli një çështje gjyqsore antitrust e cila akuzon Intel për pagimin e rryshfeteve ndaj prodhuesve të kompjuterave për të mbajtur në mënyrë të paligjshme një pozitë monopoli.
“Intel ka ndërmarrë një fushatë sistematike mbarëbotërore me politika përjashtuese për të mbajtur pozitën e monopolit dhe çmimet e tregut të procesorëve x86” thuhet në padi “Duke përftuar marrveshje ekskluzive apo pothuajse-ekskluzive nga prodhuesit e mëdhenj të kompjuterave në shkëmbim të pagesave të cilat arrijnë shuma prej miliarda dollarësh, duke kërcënuar gjithashtu me pasoja çdo kompani e cila nuk ka vepruar sipas dëshirës së sajë, Intel u ka vjedhur konkurentëve të sajë mundësinë për ët konkuruar dominimin e sajë në segmentet kyç të tregut. Kjo sjellje e paligjshme ka qënë mjaft përcaktuese për konsumatorët, konkurencën dhe novacionin”
Kjo padi “synon të ndalojë veprime të tjera antikonkuruese të Intel, të rikthejë konkurencën e humbur, të rimbursojë dëmet financiare të pësuara nga njësitë qeveritare të New York-ut dhe konsumatorët dhe të mbledhi këto pagesa” deklaroi Cuomo.
Ndërkohë që Intel mbrohet me fjalët e chuck Mulloy, “Ne nuk biem dakort me avokatin e New York-ut. As konsumatorët – të cilët kanë përfituar nga çmimet më të ulëta e novacioni – dhe as drejtësia nuk po shërbehen me shpalljen e këtij procesi gjyqsor në këtëe moment”.

Lajmet e fundit>