Lajmet

Shteti i Nju Jorkut kërkon të vendos rregulla për Bitcoin

Nov 17 2013
0 Shpërndarje
Shteti i Nju Jorkut kërkon të vendos rregulla për Bitcoin

Të premten, Departamenti i Shtetit të Nju Jorkut për Shërbime Financiare lajmëroi që do të mbajë një komunikatë publike rreth rregullimit të monedhës dixhitale, më saktësisht, shqyrtimit nëse një certifikatë e quajtur “BitLicence” mund të ndihmojë në menaxhimin e shpërndarjes së monedhave online si Bitcoin.

Licenca e re do të kërkonte shërbime për mbrojtje të konsumatorit, e po ashtu edhe kërkesat kundër pastrimit së parave, të dizajnuar për të bërë humbjen e tanishme më pak të dobishme në rastet e mashtrimeve dhe aktiviteteve kriminale.

Lajmërimi theksoi që nuk është ndërmarrë ndonjë vendim për licencë, por ideja ka ngritur pyetje thelbësore si për ata që janë dashamirës të Bitcoin, e po ashtu edhe për ata që janë skeptikë ndaj Bitcoin-it.

Kështu deri tani, shkëmbimet me Bitcoin më së tepërmi janë shmangur ndaj rregullave që iu kërkohen bankave dhe shkëmbimeve të monedhave të tjera dhe shumë shqetësohen që paraqitja e këtyre rregullimeve mund ta bëjë monedhën më pak tërheqëse, duke shkaktuar rënie të vlerës së saj.

Por për rregullatorët, është një hap i nevojshëm drejt sjelljes së Bitcoin-it në rrjedhën qendrore dhe shmangies së mashtrimit në shkallë të madhe brenda komunitetit, sikur vjedhja prej miliona dollarësh në TradeFortress që ndodhi më herët këtë muaj.

Siç tregon Departamenti i Financave, “është në interesin tonë afat-gjatë që industria e monedhës virtuale të fuqizojë disa rrethana të përshtatshme që mbrojnë konsumatorët, gjej aktivitetin kriminal dhe ruaj sigurinë tonë kombëtare.” (PCWorld Albanian)

bitcoins

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>