Lajmet

Shtimi i hartave në Shazam për Android: Gjeni këngët më të kërkuara sipas rajonit ku jetoni

Nov 10 2013
0 Shpërndarje
Shtimi i hartave në Shazam për Android: Gjeni këngët më të kërkuara sipas rajonit ku jetoni

shazamNë Shazam për Android sapo është shtuar një veçori e re, e cila vjen rreth gjashtë muaj pas lançimit të parë për iOS.

Në foton e mëposhtme mund të shihni përditësimin e fundit të aplikacionit, në të majtë, si dhe në imazhin në të djathtë mund të shihni përditësimin e ditëve të fundit, në të cilin dallohet shtimi i një seksioni “Explore”.

Hartat interaktive i lejojnë përdoruesit të shohin këngët më të etiketuara ose më të kërkuara në bazë të vendit se ku jetojnë. Harta i ndihmon ata të shohin se çfarë është më popullore në shtete të ndryshme të botës.

Ky përditësim vlen vetëm për versionet Android OS 4.x e më lart. Me përditësimin e ri mund të shkarkoni tashmë dhe të luani këngët tuaja në Amazon dhe Google Play. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>